About: http://data.cimple.eu/claim-review/675df4ec7146ab7de932992040947392b151ecdf3e43ff7b233c2013     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Oferta për kredi për kosovarët nga një faqe me lokacion në Afrikë Deklarata Ndryshoni jetën tuaj me një klik. Vetëm një vendim dhe projektet tuaja do të përfundojnë në 24 orë Vlerësimi Rrenë Postimi “Ndryshoni jetën tuaj me një klik. Vetëm një vendim dhe projektet tuaja do të përfundojnë në 24 orë”- është i rremë. Faqja që e ka publikuar këtë ofertë për kredi nuk është e licensuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), e për rrjedhojë nuk ka të drejtë të lëshojë kredi për kosovarët. Faqja që e ka publikuar këtë ofertë për kredi menaxhohet nga Benini. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) thot se postimet e tilla krijojnë paqartësi dhe rrezik për qytetarët Artikulli Më 04.01.2025, faqja në Facebook Kredi Shpejtë Për Gjithçka (arkiva) ka publikuar një ofertë për kredi. “Ndryshoni jetën tuaj me një klik. Vetëm një vendim dhe projektet tuaja do të përfundojnë në 24 orë.”- shkruan në këtë ofertë. Më poshtë është edhe opsioni për të komunikuar me këtë faqe, së cilës i ka shkruar Krypometër. Kjo faqe i ka thënë Krypometrit se mund të marrin kredi deri në 1 milion euro. “Duhet të dini se ky është një kredit pa interes për t’i ndihmuar familjet ta mbyllin më mirë vitin dhe mbi të gjitha t’i ndihmojnë ata të jenë të lumtur. Shuma e kredisë është nga 3,000€ deri në 1,000,000€, e cila do të jetë e vlefshme vetëm për këtë muaj dhjetor. Prandaj, ejani dhe përfitoni nga mundësia. Pra, duhet të na tregoni shumën që dëshironi të merrni hua për të marrë planin mujor të pagesës së kredisë.”- thuhet në përgjigjen e kësaj faqeje. Krypometër ka kontrolluar edhe informacione të tjera të kësaj faqeje Kredi Shpejtë Për Gjithçka (arkiva), e cila është krijuar më 09.10.2024. Ndërsa menaxherët e faqes janë me lokacion në Benin, shtet në Afrikë. Krypometër ka dërguar pyetje edhe te Banka Qendrore e Kosovës (BQK). “Publikimet e tilla, sikurse këto të profileve në Facebook, nuk korrespondojnë me ndonjë institucion financiar të licensuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK). Andaj, postimet e tilla krijojnë paqartësi dhe rrezik për qytetarët. Me këtë rast, ju inkurajojmë që t’i shfrytëzoni të gjithat mënyrat që i keni në dispozicion, për t’i larguar këto njoftime.”- thuhet në përgjigjen e BQK. Bazuar në Ligjin për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, të gjitha institucionet që kanë të drejtë dhënien e kredive duhet të licensohen paraprakisht nga Banka Qendrore e Kosovës. Për licensim nga BQK, institucioneve u kërkohen të plotësojnë një varg obligimesh që i kërkon Ligji. Në uebfaqen e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) është e publikuar lista e institucioneve financiare të licensuara, por aty nuk figuron asnjë institucion me emrin Ofina Kredit Kosovo (arkiva).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software