About: http://data.cimple.eu/claim-review/677ffd69edeb2b08230226ba9fd9a3dfc62db713e7da5c3e602f3ed7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për shumën e blerjes së armëve nga Ushtria e Kosovës Deklarata Kaq investime për Ushtrinë e Kosovës për këtë vit Vlerësimi Rrenë Artikulli me titullin “Kaq investime për Ushtrinë e Kosovës për këtë vit” që pretendon se brenda 3 viteve do të investohen 300 milionë euro në armë nga Ushtria e Kosovës është i rremë. Në artikull nuk ka asnjë burim të informacionit për këtë dhe rrjedhimisht vlerësohet si i rremë, pasi që nuk mbështetet në asnjë burim të saktë. Zëdhënësi i FSK-së e ka konfirmuar se ky informacion nuk mbështetet në informimin zyrtar dhe është i pa-saktë. Për më tepër në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve parashihet që në tri vitet e ardhshme të investohet rreth 191 milionë euro në investime kapitale nga Ministria e Mbrojtjes. Edhe këto 191 milionë nuk janë të gjitha të dedikuara për armë. Artikulli Faqja në internet ‘Skenderajpress’ me 6 shtator 2022 ka publikuar një lajm me titullin ‘Kaq investime për Ushtrinë e Kosovës për këtë vit’. Përmbajtja e njejtë është shpërndarë edhe në disa faqe të Facebook-ut: Kosovo Army, Ushtria e Kosovës. Brenda në tekst, në fjalinë e parë thuhet ‘Në tri vitet e ardhshme autoritetet tona do të blejnë armë me vlerë 300 milionë euro për ushtrinë’. Pretendohet se do të investohet 300 milionë euro për blerjen e armëve, por ky pretendim nuk mbështetet me asnjë fakt. Fillimisht, titulli është i rremë dhe ka për synim lexuesin të nxisë të klikojë në të. Më pas, teksti nuk ka asnjë burim të saktë të informacionit që i mbështet konstatimet e bëra. Në artikull nuk është cituar ministria e Mbrojtjes, Qeveria e Kosovës apo ndonjë institucion shtetëror dhe nuk është cituar asnjë dokument zyrtar. KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Minsitrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, i cili e ka demantuar lajmin. “Lajmi nuk është përgjigje dhe informacion i yni. Plani i Ministrisë së Mbrojtjes së blerjes dhe kontraktimit të sistemeve të mbrojtjes përe tri vitet e ardhshme do të realizohet në bazë të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit (2019 – 2028), plan ky që nënkupton ngritjen dhe funksionalizimin e aftësive dhe kapaciteteve të plotë operacionale të Ushtrisë sonë, për të realizuar detyrat ligjore dhe misionin kushtetues” – ka thënë Shala për KALLXO.com. “Lajmet e tilla që plasohen nga mediume të papërgjegjshme pa kontaktuar me autoritetin tonë zyrtar për inforimim dhe këto media i vlerësojmë joprofesionale, pa paragjykuar tendencat e tyre” – ka thënë tutje ai. Në ndërkohë, në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Qeverisë për 2022-2024, buxheti për shpenzimet kapitale të Ministrisë së Mbrojtjes është 55 milionë e 296 mijë për 2022, 61 milionë e 438 mijë e 846 euro për 2023 dhe 74 milionë e 541 mijë e 260 euro për 2024. Pra, në total janë 191.1 milionë euro për investime kapitale. E në investime kapitale nuk janë vetëm armët, por hyjnë edhe ndërtimin e objekteve të ndryshme dhe furnizime me pajisje tjera transportuese jo-ushtarake. Në mungesë të burimit të informacionit dhe demantimit nga Ministria e Mbrojtjes, lajmi konsiderohet i rremë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software