schema:text
| - Pretendime të rreme për fotografi të vjetër të Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriq
Deklarata
“Kjo foto eshtë bërë gjatë fushates zgjedhore 2020. Takim punë mes parisë së Lvv-së dhe perfaqësuesve të Shtetit Serb e Lista Serbska. Delegacioni i PLVV kishte udhëtuarë per takim pertej Ures se Ibrit ..perballë spomenikut te Cara Llazara …ne tubim pos Sfećlas e Gjuriq ishinë edhe Kurti e Radojçiq vëllau Brate i Kukari Lila ..qe foto i le anash me qellim. Nga ky takim Albin Kurti ‘fiton’ zgjedhjet”
Vlerësimi
Rrenë
Pretendimi se Xhelal Sfeëçla është takuar më Marko Gjuriq gjatë fushatës zgjedhore 2020 është i rremë. Është i rremë edhe pretendimi se fotografia është shkreput në Mitrovicën Veriore, pasi fotografia reale është bërë në vitin 2019 në Gjermani. Fotografia ishte bërë në një konferencë për Bashkëpunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, e cila ishte mbajtur më 09.12.2019 .
Artikulli
Më 14.01.2025, llogaria në Facebook (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihen Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq.
Në postim pretendohet se kjo fotografi është bërë gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2020.
“Kjo foto eshtë bërë gjatë fushates zgjedhore 2020. Takim punë mes parisë së Lvv-së dhe perfaqësuesve të Shtetit Serb e Lista Serbska. Delegacioni i PLVV kishte udhëtuarë per takim pertej Ures se Ibrit ..perballë spomenikut te Cara Llazara …ne tubim pos Sfećlas e Gjuriq ishinë edhe Kurti e Radojçiq vëllau Brate i Kukari Lila ..qe foto i le anash me qellim. Nga ky takim Albin Kurti ‘fiton’ zgjedhjet”- thuhet në postim.
Pas kërkimit në ‘Google Fact Check Tools’ , Krypometër ka verifikuar se fotografia në fakt është shkrepur dhe publikuar në dhjetor të vitit 2019.
Pas publikimit të kësaj fotografie në vitin 2019, Sveçla ishte deklaruar për media duke thënë se ishte pjesmarrës në një konferencë për Bashkëpunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.
Krypometri ka kontrolluar në faqen zyrtare të CIG dhe aty është publikuar materiali i cili dëshmon se Sveçla ishte pjesë e takimi të mbajtur me datë 09.12.2019 .
Fotografia e njëjtë ka qarkulluar edhe më parë duke u prezantuar si aktuale. Në lidhje me këtë çështje Krypometër pati kontaktuar me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Fotoja që është përdorur është e një forumi para disa vitesh që është mbajtur. Aty kanë qenë përfaqësues të partive politike të shteteve të rajonit”– ka thënë ministri.
Me formimin e Qeverisë Kurti 2 më 02.03. 2021, Xhelal Sveçla u emërua Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Aktualisht ai është pjesë e listës së LVV si kandidat për zgjedhjet e 09.02.2025.
Në Qeverinë Kurti 1, Sveçla në vitin 2020, ishte emëruar zëvendës ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Këtë pozitë ai e mbajti deri në qershor të po atij viti, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti 2.
Si deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e VI-të, ka qenë zëvendëskryetar i Komisionit për Komunitete e më pas kryesues i atij komisioni. Sveçla ishte edhe anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Kryetar i Komisionit Hetimor lidhur me deportimin e 6 shtetasve turq në Turqi.
Të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2024, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vënë në pah se në diasporë jetojnë rreth 550 mijë kosovarë. Gjithsej 2 milionë e 75 mijë e 868 votues do të kenë të drejtë vote këto Zgjedhje– sipas të dhënave të KQZ. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime vetëm në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues. Në Zgjedhjet parlamentare do të garojnë 28 subjekte politike.
Prej tyre, 19 janë parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Ky është procesi i parë i rregullt zgjedhor në Kosovë, që nga shpallja e Pavarësisë më 2008.
|