schema:text
| - Rrena për ‘lëngun e kockave’ për përdorim kundër plakjes
Deklarata
Lëngu i kockave bën mrekulli kundër plakjes/ Edhe njerëzit e famshëm e përdorin, ja si ta bëni
Vlerësimi
Rrenë
Konstatimi se një recetë kundër plakjes është duke u përdorur nga njerëz të famshëm është i rremë. Në artikull nuk është treguar se cilët persona të famshëm i kanë thurrur “lavde lëngut të kockave për vetitë e tij kundër plakjes”.
Artikulli
Më 23 mars 2023, faqja “Intuita” ka publikuar një lajm me titullin ‘Lëngu i kockave bën mrekulli kundër plakjes/ Edhe njerëzit e famshëm e përdorin, ja si ta bëni’.
Lajmi është shpërndarë edhe në Facebook nga faqe si Intuita, Atdheu Thërret, Aktualitete.
Në këtë artikull flitet për kolagjenin si një protein që është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit dhe të lëkurës, si dhe që është i dobishshëm kundër plakjes së lëkurës.
Në këtë artikull janë dhënë këshilla për shëndetin e njeriut, duke përfshirë kockat, ligamentet dhe çështjen e vitaminave, por nuk është cituar asnjë punim shkencor apo mjek që i mbështetë apo i bënë këto këshilla.
Në titull është thënë se këtë recetë janë duke e përdorë edhe persona të famshëm.
“Së fundmi, shumë njerëz të famshëm i thurin lavde lëngut të kockave për vetitë e tij kundër plakjes Pirja e rregullt e tij, është thelbësore për furnizimin e trupit me kolagjen dhe mirëmbajtjen e rinisë së lëkurës” – thuhet tutje në artikull.
Por, ky konstatim i bërë në titull dhe në artikull nuk është mbështetuar me fakte, pasi nuk është përmendur asnjë njeri ‘i famshëm’ që ka përdorur këtë proteinë.
|