About: http://data.cimple.eu/claim-review/716a7dee7217c269322f56e9effeea5af0210a32184208ddd38c7157     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi se një suplement shëron prostatën Deklarata Alban Hoxha: Metodat që përdorin mjekët tanë për sëmundjet e prostatës më duken qesharake. Gjatë 40 viteve të punës sime në mjekësi, nuk është shpikur asnjë trajtim më efektiv për prostatitin dhe mosmbajtjen e urinës se sa receta e vjetër dhe e provuar Vlerësimi Rrenë Postimi “Alban Hoxha: Metodat që përdorin mjekët tanë për sëmundjet e prostatës më duken qesharake. Gjatë 40 viteve të punës sime në mjekësi, nuk është shpikur asnjë trajtim më efektiv për prostatitin dhe mosmbajtjen e urinës se sa receta e vjetër dhe e provuar” është i rremë. Në këtë shkrim janë paraqitur mjekë me emëra fiktivë dhe janë përdorë fotografi ilustruese joreale. Mjekët thonë se pretendimet e paraqitura në këtë shkrim nuk kanë bazë shkencore. Artikulli Më 15.04.2024, ueb faqja në internet ‘bin-br.guru’, (arkiva) ka publikuar një artikull me titull, “Alban Hoxha: Metodat që përdorin mjekët tanë për sëmundjet e prostatës më duken qesharake. Gjatë 40 viteve të punës sime në mjekësi, nuk është shpikur asnjë trajtim më efektiv për prostatitin dhe mosmbajtjen e urinës se sa receta e vjetër dhe e provuar”. Artikulli citon Dr. Alban Hoxha si ‘një figurë udhëheqëse në zhvillimin e metodave alternative jokirurgjikale për trajtimin e sëmundjeve kronike që prekin prostatën dhe sistemin riprodhues mashkullor’. “Profesor Dr., i cili ka një përvojë 40 vjeçare në fushën e tij. Përveçse mjek, Albani punon edhe si pedagog në fakultetin e mjekësisë”- prezantohet Dr. Hoxha në këtë artikull. Artikulli promovon një produkt i cili thuhet se shëron prostatën. Krypometri ka kontrolluar në listën e Odës së Mjekëve të Kosovës nëse Dr. Alban Hoxha është i licensuar në Kosovë për ta ushtruar profesionin e mjekut. Krypometri nuk ka gjetur ndonjë mjek me emrin Alban Hoxha në listën e Odës së Mjekëve të Kosovës. Krypometri ka kërkuar edhe në listën e Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë dhe aty figuron një doktor me emrin Alban Hoxha nga Elbasani, por i njëjti është kirurg vaskular e jo specialist që trajton prostatën. Nga kërkimet në Google Lens rezulton se fotografia reale e Dr Alban Hoxha i cili vepron në Shqipëri nuk përkon me fotografinë e publikuar nga ueb faqja në internet ‘bin-br.guru’. Krypometri ka kërkuar edhe tek lista e barnave që kanë autorizim marketingu në Kosovë nëse produkti i promovuar në këtë ueb faqe është i lejuar për tu shitur dhe tregëtuar në Kosovë. Produkti Prostafix, nuk gjendet në faqen e Agjencisë për produkte dhe pajisje medicinale në Kosovë, në listën e barërave me autorizim marketingu. Krypometër ka kontaktuar me urologë e farmacistë për të verifikuar pretendimet e ngritura në këtë artikull. Urologu Dr. Avni Fetahu ka thënë se trajtimi i sëmundjeve të prostatës bëhen bazuar në protokolet shëndetësore, të cilat parashohin edhe barnat që janë në shitje nëpër barnatore. Ai ka thënë se ilaçet që i përshkruajnë për sëmundjet e prostatës janë të licencuara dhe ato janë: Prosturo, Prostacare, e të tjera. Ndërsa, Rinon Dervishi në një shkrim autorial thotë se trajtimi i prostatës varion varësisht prej problemit dhe madhësisë së prostatës, nga terapia me barna e deri te largimi i prostatës me intervenim kirurgjikal.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software