Fotografia e ish-ministrit me përshkrim të rremë
Deklarata
LDK-ja nis përforcime (fitnes) pas kercnimit per atentat të cilat po përgatitën ndaj LDK-së
Vlerësimi
Me kos
Fotografia e ish-ministrit, Armend Zemaj, është publikuar me një përshkim të rremë që thot: “LDK-ja nis përforcime (fitnes) pas kercnimit per atentat të cilat po përgatitën ndaj LDK-së”. Fotografia e publikuar nga deputeti i LDK-së nuk ka lidhje me kërcënimet e fundit ndaj zyrtarëve të LDK-së.
Artikulli
Më 19 janar 2023, faqja Diaspora Vetëvendosje ka publikuar një fotografi të ish-ministrit të shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, me mbishkrimin: “LDK-ja nis përforcime (fitnes) pas kercnimit per atentat të cilat po përgatitën ndaj LDK-së”.
Zemaj në foton e ilustruar shihet teksa tregon muskujt e dorës në një sallë fitnesi.
Përveç kësaj, kjo faqe ka publikuar edhe një infografikë tjetër, në të cilën tregohet për kërcënimin ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Fotografia e publikuar nga deputeti i LDK-së nuk ka lidhje me kërcënimet e fundit ndaj zyrtarëve të LDK-së.
Ky post ka marr 49 komente dhe 57 reagime nga ana e lexuesëve.
Përmes këtij postimi, kjo faqe ka nxitur reagime tallëse me partinë e LDK-së, por edhe me kërcënimin që kanë marrë zyrtarë të saj.