About: http://data.cimple.eu/claim-review/71cdc747d7e2b253605caecb5c4e0562b950353854853f89c14aeb71     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Keqpërdorimi i llogos së televizionit për të prodhuar informacion të rremë për Edi Ramën Deklarata Italianët na kanë inat se ne ndërtojmë kulla kurse ato kanë ngelur te Koloseu Vlerësimi Rrenë Pretedimi se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë për televizionin italian RAI 3 se “Italianët na kanë inat se ne ndërtojmë kulla kurse ato kanë ngelur te Koloseu” është i rremë. Rama në intervistën e publikuar në RAI 3 e të përkthyer në shqip edhe nga televizioni “Dritare TV” nuk e ka thënë një gjë të tillë. Për më tepër, zyrtarë të televizionit “Dritare TV” thonë se nuk e kanë publikuar një shkrim të tillë dhe se i njëjti është i manipuluar. Artikulli Më 06.06.2024 një profil (arkiva) në rrjetin social Facebook ka publikuar një fotografi të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që është bërë nga gjatë një interviste që ai kishte dhënë për Televizionin “Rai 3: të Italisë. Kjo fotografi që ka edhe llogon e televizionit “Dritare TV” është shpërndarë me mbishkrimin “Rama: Italianët na kanë inat se ne ndërtojmë kulla kurse ato kanë ngelur te Koloseu”. Postimi është bërë duke iu referuar raportimit të televizionit Dritare TV lidhur me këtë intervistë të publikuar, më 04.06.2024. Kryepometri ka gjetur se në profilin në Youtube ky televizion nuk ka vënë tituj apo përshrkrime të kësaj natyre. “RAI 3 pyet Ramën: Si janë ndërtuar kullat? Kryeministri: Me arkitektët më të mirë në botë!”, është titulli i vënë në videon e publikuar nga ky televizion. Krypometër ka verifikuar edhe postimet e bëra nga Televizioni “Dritare TV” në faqen e tyre në Facebook, por asnjë postim nuk e ka titullin “Rama: Italianët na kanë inat se ne ndërtojmë kulla kurse ato kanë ngelur te Koloseu”. Në një përgjigje të këtij televizioni për Kryepometrin deklaruan se postim me përshkrim të tillë nuk e ekziston në asnjë prej faqeve të tyre zyrtare. “Një lajm me një titull të tillë nuk është postuar as në portal Dritare.net, YouTube Dritare TV, në Facebook Dritare TV apo Instagram Dritare TV. Ky mund të jetë një rast ku logoja e medias sonë është përdorur për deklarata të rreme”- u tha në përgjigjen e Dritare TV. Krypometër e ka kontrolluar intervistën e plotë të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhënë televizionit RAI 3, por aty Rama nuk ka thënë “Italianët na kanë inat se ne ndërtojmë kulla kurse ato kanë ngelur te Koloseu”. Në këtë video gazetari pyet Ramën “Si janë financuar këto kulla të larta në Tiranë, duke dashur të dijë nëse janë shpërlarje parash nga narko mafia”. “Ky është vetëm fillimi, pas pesë vitesh do kemi edhe më tepër, kemi angazhuar arkitektët më të mirë të botës, pasi pronat po blihen edhe nga qyetarë të BE-së”- është përgjigjur Rama, duke theksuar se Shqipëria bënë kontroll për secilin burim të parasë që investohet në blerje e ndërtime.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software