schema:text
| - Rrena për sherrin mes Serbisë dhe Rusisë
Deklarata
Plas Sherri Mes Serbise Dhe Rusise ! Politikani Serb:”Pse serbët nuk shkojnë në Rusi, në Kinë, por në Evropë, në Amerikë!
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit “Plas Sherri Mes Serbise Dhe Rusise ! Politikani Serb:”Pse serbët nuk shkojnë në Rusi, në Kinë, por në Evropë, në Amerikë!” paraqet përfundime të hiperbolizuara dhe të pa-bështetura me fakte në artikull. Në artikull, nuk është ofruar asnjë dëshmi që e mbështetë konstatimin se “plas sherri mes Serbisë dhe Rusisë”. Artikulli i bazuar në deklaratën e një politikani serb, që nuk ka ndonjë post publik, i ka përgjithësuar raportet në mes Serbisë dhe Rusisë, vetëm duke u bazuar në një deklaratë të një politikani.
Artikulli
Më 2 nëntor 2021, faqja “Fakte.buzz” ka publikuar artikullin me titullin “Plas Sherri Mes Serbise Dhe Rusise! Politikani Serb:” Pse serbët nuk shkojnë në Rusi, në Kinë, por në Evropë, në Amerikë!”
I gjithë artikulli është shkruar duke u bazuar në një deklaratë të Vuk Drashkoviq, politikan serb.
Në deklaratën e tij Drashkoviç ka thënë se serbët udhëtojnë për në vende evropiane, ndërsa shteti serb përkrahë poltikën rusee jo atë europiane. Ai gjithashtu ka kërkuar që Kosovën ta heqë nga Kushtetuta e Serbisë.
Artikulli i bazuar në këtë deklaratë ka përgjithësuar raportet në mes Serbisë dhe Rusisë, vetëm duke u bazuar në një deklaratë të një politikani.
Gjithashtu është thënë se ka plasur sherr mes dy shtetëve, por nuk ka ofruar asnjë argument që e mbështetë këtë konstatim.
Nuk është ofruar asnjë dëshmi se deklarimi i ish-ministrit të punëve të jashtëm, Drashkoviq ka prishur marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Rusisë.
Të dy shtetet vazhdojnë të kenë marrëdhënie diplomatike.
|