About: http://data.cimple.eu/claim-review/74164158d82997cd1bcb2766c92e348f4d3d8d86f68539a0e4c71670     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë. Foto: Kallxo.com Rrena e ministrit të PDK-së për blerjen e rezonancës magnetike Deklarata Uran Ismaili: E kemi paraparë me ble, do të blehet sivjet, do të vendoset në QKUK dhe do të zgjidhet edhe ai problem Vlerësimi Rrenë Blerja e Rezonancës magnetike është vonuar. Ismaili nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë për blerje të kësaj pajisjes brenda vitit 2018. Jemi në përfundim të muajit të dytë të vitit 2019, ndërsa procedurat e prokurimit për blerjen e rezonancës magnetike ende nuk janë finalizuar. Procesi është në OSHP meqë ka ankesa nga operatorët ekonomik që pretendojnë që ka shkelje ligjore në tender. Blerja e pajisjeve të tilla përveç që iu mundëson qytetarëve t’i kryejnë shërbimet e nevojshme mjekësore, iu kursen kogja shumë para atyre të cilët deri më tani janë obliguar të kryejnë rezonancën nëpër klinika private. Artikulli Ministri Uran Ismaili, në mesin e vitit të kaluar kishte premtuar se brenda vitit 2018 Qendra Klinike Universitare e Kosovës do të bëhet me rezonancë të re magnetike. Kosova e ka vetëm një aparat të rezonancës magnetike për 1.8 milion banorë. Me vetëm një aparat që shpesh ka defekte është krijuar një listë e gjatë e pacientëve që presin për të bërë një rezonancë. “E kemi paraparë me ble, do të blehet sivjet, do të vendoset në QKUK dhe do të zgjidhet edhe ai problem”, pati thënë Ismaili në qershor të vitit të kaluar. Ministria e Shëndetësisë thotë se tek në fund të vitit të kaluar e ka bërë njoftimin për shpalljen e fituesve në tenderin për furnizim me pajisje dhe apraturë për nevoja të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kososvës. “Sa i përket këtij njoftimi, për 20 llote janë kryer të gjitha procedurat dhe po pritet vetëm lirimi i shfrytëzimit të mjeteve financiare nga buxheti 2019 që të realizohen kontratat. Për 5 llote të tjera përfshirë këtu edhe blerjen e një Rezonance magnetike dhe një CT-ja ka pasur ankesë nga operatorët ekonomikë dhe MSh është në pritje të vendimit të OSHP-së për të proceduar më tutje”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë që drejtohet nga Uran Ismaili. Por, komisioni vlerësues e ka përfunduar punën me datën 24 dhjetor 2018. Pas finalizimit të raportit të komisionit vlerësues dhe rekomandimi për kontratë, ligjërisht duhet të priten edhe disa ditë deri tek nënshkrimi i kontratës. Pra, finalizimi i tenderi në 2018 ka qenë i pamundur. Përveç kësaj Operatorët Ekonomik, në fund të muajit janar, janë ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit duke e prolonguar edhe më shumë procesin e blerjes së rezonancës magnetike. KALLXO.com pati raportuar se një aparat i rezonancës magnetike përmbush nevojat e rreth 150 mijë banorëve, por në Kosovë një aparat i tillë duhet t’u bëjë qaren nevojave të 1.8 milionë banorëve, të cilët obligohen të shkojnë edhe nëpër klinika private. Aparati i vjetër më shumë se 13 vjet dhe fluksi shumë i madh i pacientëve bëjnë që kjo aparaturë të dalë jashtë funksionit shumë herë dhe qytetarët të presin edhe më gjatë se sa u ishte përcaktuar me listën e pritjes. Janë 35 deri në 40 pacientë që brenda ditës marrin shërbimet e rezonancës. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). https://kallxo.com/video-aparati-i-lodhur-ne-sherbim-te-pacienteve-ne-qkuk/ https://kallxo.com/uran-ismajli-brenda-vitit-qkuk-behet-me-rezonancen-e-re-magnetike/?fbclid=IëAR0-FpnilSK6U3fHvQgm8yNFDjbdC9B76BXaAYXeKërsUlveAF9q21GYkig
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software