About: http://data.cimple.eu/claim-review/746effaff6c4606077b82c36a22aa981d5f770ab08d4e531d49055aa     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Skema e mashtrimit për shitje të produkteve të paverifikuara Deklarata Farmaceutiket e rrezikshëm në Kosovëa 2021. Si i vrasin farmacitë meshkujt me potencë të dobët duke fshehur të vërtetën Vlerësimi Rrenë e kryptë Artikulli me titull “Farmaceutiket e rrezikshëm në Kosovëa 2021. Si i vrasin farmacitë meshkujt me potencë të dobët duke fshehur të vërtetën” është i rremë. Gjithë përmbatja e këtij artikulli është e fabrikuar me qëllim që të shitet një produkt i caktuar për 39 euro. Edhe gazetari i RTK-së, Bashkim Vishaj, ka thënë se figura e tij dhe grafikat e emisionit që ai drejton janë keqpërdorë dhe asnjëherë nuk ka debatur për një temë të tillë. Artikulli Më 9 dhjetor 2022 faqja e internetit “Lajme Shoqëria” ka publikuar përmbajtjen me titull: “Farmaceutiket e rrezikshëm në Kosovëa 2021. Si i vrasin farmacitë meshkujt me potencë të dobët duke fshehur të vërtetën”. Ueb faqja në tekst ka pretenduar se disa farmaci po ju shesin burrave ilaçe të vjetra. Ilustrimi i këtij lajmi është bërë me një fotografi të gazetarit të Radio Televizionit të Kosovës, Bashkim Vishaj, por në tekst nuk përmendet fare emri i tij. Ndërkaq në përmbajtje janë edhe disa personazhe tjera që janë emërtuar si Valdrin Hako, Bashkim Vagaxhi dhe Erfan Kulla. Lajmi i publikuar nga faqja Lajme Shoqëria është i rremë. Gjithë artikulli është fabrikuar më qëllim që të shitet një produkt, i cili nuk është rekomanduar nga ndonjë burim kompetent mjekësor. Në fund të artikullit rekomandohet që lexuesi të marrë pjesë në një lojë që rezultatin e ka gjithnjë të njëjtë: ofron zbritje të produktit për 50%. “Akoma mund të porosisësh Testoy, nxitoni! Testoy është rezervuar për ju. Keni 10 minuta kohë për të bërë kërkesën tuaj. Çmimi i ilaçit për ju do të jetë 39 EUROSH”- thuhet pas përfundimit të lojës. KALLXO.com ka kontaktuar me gazetarin Bashkim Vishaj i cili ka konfirmuar se tërë përmbajtja është e rremë. Vishaj ka thënë se përmbajtja dhe personazhet e përdorura në tekst janë të rremë. “Këtu nuk përmendet fare emri im dhe nuk i njoh këta kush janë. Janë mundu me vjedh grafikën e emisionit”- është shprehur Vishaj. Më tej, gazetari thekson edhe një herë se përmbajtja nuk është e vërtetë pasi temat të cilat ai i trajton në emisionet e tij kanë përmbajtje politike. “100% është e rremë sepse unë merrem me debate politike. Goxha faqe e kanë shpërndarë por, nuk jam merrë me ta sepse përmbajtja është koti”- shton Vishaj.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software