Rrena për rrahjen e dhe gjendjen e rëndë shëndetësore të Milaim Zekës
Deklarata
TRON.DlTESE!!! MiIaim Zeka Rra’het Per SpitaI! Ne Gjendje Te Re.nde…
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titull “TRON.DlTESE!!! MiIaim Zeka Rra’het Per SpitaI! Ne Gjendje Te Re.nde…” është i rremë. Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka nuk është rrahur dhe nuk është në spital. Ai ka thënë se lajmi është i rremë.
Artikulli
Më 23 dhjetor 2022 faqet e internetit “koha.todaynews64.com” ka publikuar artikullin “TRON.DlTESE!!! MiIaim Zeka Rra’het Per SpitaI! Ne Gjendje Te Re.nde…”.
I njëjti tekst është shpërndarë në faqen e Facebook-ut “Gazeta 7”.
Në titullin e tekstit thuhet se ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka është rrahur dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Por, informacioni është i rremë pasi Zeka nuk është rrahur dhe nuk është në spital. KALLXO.com ka kontaktuar me Zekën, i cili ka thënë se lajmi i publikuar së fundmi është i rremë.
“Fotografia e publikuar është bere gjatë kohës sa kam qene i prekur nga COVID-19. Sot jam mire me shëndet dhe ky është lajm i rreme”- ka thënë Zeka.