About: http://data.cimple.eu/claim-review/7607f1de75e78f1ce9bb8841a7ab2fa521f904cb57cceddca06fd6f5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e manipuluar e Kurtit dhe Rakiqit si ushtarë Deklarata Ani po Thoni nukë kan luftu Vlerësimi Rrenë Fotografia e kryeministrit Albin Kurti dhe ish-kryetarit të partisë Lista Serbe, Goran Rakiq është e manipuluar. Kjo fotografi e manipuluar është publikuar me mbishkrimin “Ani po Thoni nukë kan luftu”. Në fotografinë reale janë ushtarët e Ushtrisë së Taiwanit. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se fotografia është e rreme. Goran Rakiq ka qenë kryetar i partisë Lista Serbe dhe ministër në qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Kurti në kohën e luftës ka qenë pjesë e zyrës politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e më vonë edhe i burgosur politik në Serbi. Artikulli Më 04.07.2024 një profil në Facebook ka publikuar (arkiva) një fotografi në të cilën pretendohet se është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Të gjithë protagonistët e kësaj fotografie janë në uniforma ushtarake. Fotografia është publikuar me përshkrimin “Ani po Thoni nukë kan luftu”. Krypometër, përmes kërkimit të fotografive “Yandex”, ka gjetur fotografinë origjinale në të cilën janë ushtarët e Ushtrisë së Taiwanit. Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka. Ai ka thënë se fotografia nuk është reale. “Fotografia është e pavërtetë dhe e manipuluar. Një fotografi e tillë nuk ekziston”- ka thënë Manxhuka për Krypometër. Krypometër nuk ka gjetur ndonjë informacion që thotë se ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka qenë ushtar gjatë luftës në Kosovë. Rakiq ka qenë kryetar i Listës Serbe dhe ministër në disa Qeveri, duke përfshirë atë të udhëhequr nga Albin Kurti. Në anën tjetër, Albin Kurti iu bashkua Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në muajin gusht të vitit 1997. Ky Union i Studentëve organizoi protesta për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit. Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi. Kur filluan bombardimet e NATO-s në Serbi dhe Kosovë në mars të vitit 1999, Kurti qëndroi në Prishtinë, dhe u arrestua nga policia serbe më 27.04.1999. Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10.06.1999, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe. Për shkak të presionit ndërkombëtar, ai u lirua më 07.12.2001.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software