schema:text
| - Rrena se ish-ushtari i UÇK-së, Michael Spath e ka quajtur UÇK-në terroriste
Deklarata
Srpski: „NEMAČKOM INSTRUKTORU“: Obučavao teroriste OVK a sad pati, Kosovo mu nije dalo ni penziju!“
Shqip: “INSTRUKTORIT” GJERMAN: Trajnoi terroristët e UÇK-së dhe tani po vuan, Kosova nuk i dha as pension!”
Vlerësimi
Rrenë
Srpski: Naslov i članak „NEMAČKOM INSTRUKTORU“: Obučavao teroriste OVK a sad pati, Kosovo mu nije dalo ni penziju!“ su lažni. Michaell Spath, bivši vojnik OVK, kaže da nikada nije rekao da je OVK teroristička organizacija ili da je obučavao teroriste. Čak i deo članka koji kaže da Kosovo Spathu nije dalo ni penziju je lažan. On je rekao da na Kosovu prima redovnu boračku penziju.
Shqip: Titulli dhe artikulli “INSTRUKTORIT” GJERMAN: Trajnoi terroristët e UÇK-së dhe tani po vuan, Kosova nuk i dha as pension!” janë të rremë. Michael Spath, ish ushtar i UÇK-së, thotë se asnjëherë nuk ka thënë se UÇK-ja ishte organizatë terroriste apo që ka trajnuar terroristë. Edhe pjesa e artikullit që thotë se Kosova nuk i ka dhënë as pension Spath është e rreme. Ai ka thënë se merr pension të rregullt të veteranit në Kosovë.
Tekst na srpskom jeziku možete pročitati u nastavku
Artikulli
Me 6 nëntor 2019, në faqen e internetit Beograd.in është publikuar një artikull me titull: “Rrëfimi i tmerrshëm i “INSTRUKTORIT” GJERMAN: Trajnoi terroristët e UÇK-së dhe tani po vuan, Kosova nuk i dha as pension!”.
Edhe pse teksti është publikuar në faqet e internetit në vitin 2019, ai është shpërndarë në Facebook, më 30 tetor 2022, në tri faqe: Beograd.in, Учимо Историју dhe Najnovije VESTI Beograd.in.
Në përmbajtje, Beograd.in pretendon se ish ushtari amerikan i cili ka luftuar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Michael Spath ka stërvitur “terroristët e UÇK-së”.
Në titull të këtij artikulli thuhet: “INSTRUKTORIT” GJERMAN që Trajnoi terroristët e UÇK-së.
Ndërsa, në artikull thuhet se “një nga instruktorët ishte gjermani Mike Spath, një ish-pjesëtar i ushtrisë amerikane, i cili ishte përgjegjës për stërvitjen e terroristëve për të vrarë ushtarë dhe policë serbë me snajperë”.
Për këtë pretendim, KALLXO.com ka kontaktuar me Michael Spath, i cili i ka demantuar pretendimet e mediave serbe, se Spath i ka quajtur pjesëtarët e UÇK-së terroristë.
“UÇK-ja nuk është organizatë terroriste, këto janë absolutisht budallaki”- është shprehur Spath për KALLXO.com.
“Jo, nuk është, sepse terroristët nuk duan shtet. Terroristët janë banditë. Jo kurrë, kurrë nuk e kam thënë këtë”- shton ai.
Spath ka mohuar të jetë intervistuar ndonjëherë nga ndonjë media apo gazetar serb, duke shtuar se në asnjë mënyrë nuk e ka quajtur UÇK-në apo pjesëmarrësit e saj terroristë.
“Unë kurrë nuk kam deklaruar se jemi një organizatë terroriste apo diçka e tillë, është e pakuptimtë, absolutisht pa kuptim dhe është duke u përdorur si propagandë nga shumë njerëz. Jam i vetëdijshëm nga ajo se çka thonë, por le të vijnë. Jemi veteranë të luftës, ne kemi mbrojtur Kosovën, i kemi dhënë pavarësinë, kemi punuar me komunitetin ndërkombëtar dhe ai ishte qëllimi ynë, të jemi të lirë”- ka theksuar ai për KALLXO.com.
Tutje në titull dhe në artikull pretendohet se Spath ka thënë se nuk merr asnjë pension nga Kosova, përkundër faktit që ka qenë pjesë e UÇK-së.
Edhe ky pretendim është demantuar nga Spath. Ai ka thënë se merrë pension të veteranit, njëjtë sikur secili ushtar i UÇK-së. Pos kësaj, Spath ka thënë se edhe i është dhuruar në pronësi edhe një banesë në Kosovë ku edhe jeton.
Na srpskom:
Dana 6. novembra 2019. godine na sajtu Beograd.in objavljen je članak pod naslovom: „Strašna ispovest NEMAČKOG „INSTRUKTORA“: Obučavao teroriste OVK a sada pati, Kosovo mu nije dalo ni penziju!“.
Iako je tekst objavljen na sajtovima 2019. godine, deljen je na Fejsbuku, 30. oktobra 2022. godine, na tri sajta: Beograd.in, Učimo Istoriiu i Najnovije VESTI Beograd.in.
U sadržaju Beograd.in tvrdi da je bivši američki vojnik koji se borio za Oslobodilačku Vojsku Kosova Michael Spath obučavao „teroriste OVK”.
U naslovu ovog članka stoji: NEMAČKI „INSTRUKTOR“ KOJI JE OBUČAVAO teroriste OVK.
U međuvremenu, u članku se navodi da je „jedan od instruktora bio nemac Mike Spath, bivši pripadnik američke vojske, koji je bio odgovoran za obuku terorista da snajperima ubijaju srpske vojnike i policajce“.
Za ovu tvrdnju KALLXO.com je kontaktirao Michael Spatha, koji je demantovao tvrdnje srpskih medija da je Spath pripadnike OVK nazvao teroristima.
„OVK nije teroristička organizacija, ovo su apsolutni gluposti“, rekao je Spath za KALLXO.com.
„Ne, nije, jer teroristi ne žele državu. Teroristi su nasilnici. Ne, nikada to nisam rekao“- dodao je on.
Spath je negirao da ga je ikada intervjuisao bilo koji srpski medij ili novinar, dodajući da ni na koji način OVK ili njene učesnike nije nazvao teroristima.
„Nikada nisam rekao da smo mi teroristička organizacija ili nešto slično, to je besmislica, apsolutna glupost i koristi se kao propaganda od strane mnogih. Svestan sam šta govore, ali neka dođu. Mi smo ratni veterani, odbranili smo Kosovo, dali smo mu nezavisnost, radili smo sa međunarodnom zajednicom i to je bio naš cilj, da budemo slobodni“- naglasio je on za KALLXO.com.
Dalje, u naslovu i u članku se tvrdi da je Spath rekao da ne prima nikakvu penziju sa Kosova, uprkos činjenici da je bio deo OVK.
Ovu tvrdnju je takođe demantovao Spath. Rekao je da prima boračku penziju, kao i svaki vojnik OVK. Osim toga, Spath je rekao da je dobio stan na Kosovu u vlasništvo u kojem živi.
|