About: http://data.cimple.eu/claim-review/779bb382d4fda1b65d5c150de0d02404afe0b26a5f180a84e0e50954     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ragip begaj, NISMA, Malishevë, në Debat Pernime. Malisheva fajëson Ministrin për zvarritjen e punëve në Stadium Deklarata Ragip Begaj: Stadiumi ka me u kry në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm (2018) Vlerësimi Qëndrim i ndërruar Krypometri do të vazhdojë të monitorojë projektin e stadiumit të Komunës së Malishevës. Fajësimi i ministrisë për zvarritje të punëve nuk është alibi e mjaftueshme, sepse kryetari i komunës së Malishvës është dashur të jetë i informuar për dinamikën e kryerjes së punëve. Kësaj here do të vlerësohet si ndërrim i qëndrimit, mirëpo nëse zvarritet projekti edhe më tutje atëherë do të bie në pjesën e rrenave. Artikulli Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj gjatë debateve parazgjedhore, kishte premtuar se stadiumi i këtij qyteti do të përfundohet në gjysmën e parë të vitit 2018. “Stadiumi ka me u kry në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm (2018)”, ka premtuar Begaj në emisionin “DebatPernime” Në përgjigjet e kësaj komune, thuhet se ka ende punë për t’u përfunduar siç është: Ngjitja e tepihut dhe mbulimi i shkallëve me ulëse, si dhe disa punë tjera teknike. Të gjitha këto punë janë pjesë e përgjegjësisë së ministrisë së Kulturës dhe Sportit. “Pjesa e komunës në rregullimin e stadiumit është e kryer, ka mbetur pjesa e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, andaj duheni që ti drejtoheni ministrisë përkatëse lidhur me përfundimin e punimeve në stadium”, thuhet në përgjigjet e kësaj komune. Premtimi i Begajt për funksionalizim të plotë të stadiumit nuk do të mund të mbahet. “Këtë vit, besojmë që ekipet e futbollit, do t’i zhvillojnë ndeshjet në stadium”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Malishevës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software