About: http://data.cimple.eu/claim-review/7acc6b82b7a6e268c0cbd198a63b2f4594665b44e3a98f47eed18a00     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rrejshëm se një recetë i kuron sëmundjet e përhapura tek qytetarët Deklarata Kos, hudhër dhe vaj ulliri, kjo përzierje lufton sëmundjet me te përhapura në vendin tonë Vlerësimi Me kos Më 26 qershor 2023 disa faqe në internet kanë shpërndarë një lajm me titull “Kos, hudhër dhe vaj ulliri, kjo përzierje lufton sëmundjet me te përhapura në vendin tonë”. Dhënia e kësaj recete me këta përbërës nuk është bazuar në ndonjë të dhënë shkencore apo opinion profesionist a mjeku të kësaj fushe. Derisa, Qëndresa Bilurdagi në një deklarim për Krypometrin ka thënë se një dietë e balancuar dhe stil jetese në të cilin nuk mungon aktiviteti fizik, janë ato që kontribojnë në parandalimin e sëmundjeve. Artikulli Më 26 qershor 2023 faqja “Albanian Shqipe” publikoi një shkrim me titull “Kos, hudhër dhe vaj ulliri, kjo përzierje lufton sëmundjet me te përhapura në vendin tonë”. I njëjti shkrim është shpërndarë edhe në faqe tjera në internet si Arena Shqip, Rreth Botës, Gjithcka nga Pak, Express Today, Fol Shqip, Gjithcka nga bota, Epoka Shqip. Ky shkrim ka qarkulluar në internet edhe në fillim të vitit 2023 e poashtu gjatë vitit 2022. Brenda këtij artikulli është dhënë edhe një recetë si përpunohen këtë përbërës. “Ju mjafton të shtypni një thelpi hudhër në një lugë vaj ulliri t’i përzjeni të gjitha bashkë e më pas t’i shtoni në një pjatë me kos. Shtojini pak kripë dhe majdanoz të grirë imët sipas dëshirës dhe konsumojeni gjatë darkës. Jo vetëm që do t’ju kënaqë me shijen që ka por mbi të gjitha kjo mënyrë e të ushqyerit është ideale për të mbajtur trupin në formë, për të përmirësuar tretjen dhe për rigjallëruar organizmin në tërësi”- thuhet në këtë publikim. Dhënia e kësaj receta me këta përbërës nuk është bazuar në ndonjë të dhënë shkencore apo opinion të ndonjë mjeku të kësaj fushe. Pra, brenda shkrimit nuk thuhet se kjo recetë parandon sëmundjet më të përhapura në vendin tonë, sic pretendohet në titull. KALLXO.com ka kontaktuar me një profesioniste shëndetësore- dietologe, e cila ka demantuar se një recetë e tillë lufton sëmundjet më të përhapura në vendin tonë. Dietologia Qëndresa Bilurdagi në një deklarim për Krypometrin ka thënë se për çdo sëmundje, çrregullim apo simptomë ekziztojnë parime të caktuara të dietës të cilët duhet të ndiqen. ‘’Në recetën e lartpërmendur kemi të bëjmë me ushqime të cilat janë mjaft të pasura me vlera ushqyese. Për shembull kosi është një burim shumë i mirë proteinash dhe probiotikësh; hudhra ka efekte antiomikrobiotike; vaji i ullirit ka acide yndyrore dhe polifenole shumë të dobishme. Në anën tjetër, majdanozi është një nga burimet më të pasura të vitaminave dhe mineraleve. Mirëpo hedhja e kripës në këtë përzierje mund të shkaktojë ngritje të tensionit dhe edemë në trup’’– ka deklaruar Bilurdagi. Ajo potencon se një dietë e balancuar dhe stil jetese në të cilin nuk mungon aktiviteti fizik janë ato që kontribojnë në parandalimin e sëmundjeve, funksionimin normal të organizmit dhe rritjen e cilësisë së jetesës. Ajo ka thënë se një recetë e tillë nuk mund t’i shërojë të gjitha sëmundjet më të përhapura në Kosovë. Ndërsa, specialistja e mjekësisë familjare, Zarife Gashi ka thënë se secila sëmundje i ka karakteristikat e saj që nënkupton se kërkojnë trajtim të veçantë. “Mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë, mirëpo qytetarët nuk duhet të mashtrohen se vetëm përmes një recete të caktuar mund të shërojnë të gjitha sëmundjet. Pra, ata duhet të kujdesen në ushqim por edhe duhet të konsultohen me mjekë dhe t’i ndjekin udhëzimet e tyre”- ka thënë Gashi.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software