About: http://data.cimple.eu/claim-review/7b4fe73979b4eeef25df731e739d5b4b1d090304043982806a9abdbf     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se një vaj mund të shërojë disa sëmundje, madje edhe tumoret Deklarata Pika shëruese për Lukth Stomak Gastrit Tretje Kapsllëk Ndihmon ne DIABET TUMOR Pastron mushkërit plotësisht Vlerësimi Rrenë Është i rremë postimi që pretendon se disa “pika shëruese” mund të shërojnë e trajtojnë një varg sëmundjesh, si në: lukth, stomak, gastrit, diabet, tumor dhe pastrimin e mushkërive. Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se ka vetëm një mjekim për kancerin, ai i rekomanduar shkencërisht. Arbër Veliu, specialist Gastroenterolog– Hepatolog, ka thënë se nuk ka shansë që një produkt i vetëm të ketë efekt te të gjitha këto probleme shëndetësore. Proktologu Kushtrim Gashi ka thënë se asnjë produkt që reklamohet nëpër rrjete sociale nuk mund t’i shërojë hemoroidet e stadit 3 dhe 4. Artikulli Më 20.04.2024 faqja në Threads ‘refine.mk0182’ (arkiva) ka publikuar një artikull për një produkt në formë të pikave, që pretendohet se shëron disa sëmundje. “Pika shëruese për Lukth Stomak Gastrit Tretje Kapsllëk Ndihmon ne DIABET TUMOR Pastron mushkërit plotësisht – Nxitoni Çmimi me super ofertë : -Porosin mund ta bëni në Inbox -Pika shëruese për Lukth Stomak Gastrit Tretje Kapsllëk Sistemin e Tretjes Helikobakterie , Ithatet në lukth është 100 % BIO efektiv cilësor ( nuk ka efekte anësore) I GARANTUAR -Dobitë: -Shëron Helikobakterien -Largon Ithatet në Lukth -Konstipacioni (kapsllëkun) -Dhimbjet e”- shkruan në këtë publikim, por produkti që nuk ka emër quhet vetëm “vaj shërues”. Për të verifikuar këtë pretendim, Krypometri ka biseduar fillimisht me dy onkologë. Brunilda Profka Haxhiu ka thënë se nuk ka shumë njohuri për mjekësinë alternative dhe se për çdo gjë i referohen zbulimeve shkencore. “Për çdo gjë duhet t’i referohen hulumtimeve klinike me bazë shkencore. Ne i referohemi evidencës bazë dhe protokolleve që dalin prej studimeve të randomizuara që janë mbi të gjitha”- ka thënë Profka Haxhiu. Ndërsa drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se ka vetëm një mjekim për kancerin: ai i rekomanduar shkencërisht. “I vetemi mjekim për kancerin është mjekimi onkologjik i aprovuar dhe rekomanduar nga protokolet klinike- shkencore për trajtimin e kancerit!”- ka thënë Kurtishi. Krypometri ka pyetur edhe specialistin Gastroenterolog– Hepatolog, Arbër Veliu, se a mundet një vaj të ndihmojë kundër kapsllëkut. “Nuk ka shansa që një produkt i vetëm të ketë efekt te të gjitha këto probleme shëndetësore. Janë reklama biznesi, nuk paska aty medikamente, as emër… dhe askush nuk jep përgjegjësi… veç shkruan diagnoza të ndryshme”- ka thënë Veliu. Ndërsa ai ka folur edhe për trajtimin e kapsllëkut, duke thënë që nuk guxon që të arrihet në një konkluzion pa iu nënshtruar të gjitha kontrolleve mjekësore. “Konstipacioni (kapsllëku) ka shumë faktorë, pa i kry të gjitha vizitat tek mjeku nuk bën, sepse mund të jetë konstipacion si pasojë e tumorit. Produktet që mund të ndihmojnë në këtë drejtim janë: misri, gruri, kumbulla, dardha, etj.”- ka shtuar Veliu. Proktologu Kushtrim Gashi ka thënë se asnjë produkt që reklamohet nëpër rrjete sociale nuk mund t’i shërojë hemoroidet e stadit 3 dhe 4. “Këto preparate nuk shërojnë asnjë hemoroid, këto preparate janë preparate simptomatike, lehtësojnë gjendjen, por nuk shërojnë. Jo vetëm ky, por të gjitha preparatet, s’ka preparate që i shëron hemoroidet e stadit 3 dhe 4… Janë sëmundje me predisponim trashëgues, mënyra jo e mirë e të ushqyerit (regjimi higjienodietetal). Herët ose vonë përfundojnë me operacion”- ka thënë Gashi për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software