About: http://data.cimple.eu/claim-review/7c3acbaca7a888edc05c0570626bc6c28821ec517fff1d3fd3367811     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i pambështetur për zhdukjen e sëmundjeve me kumbulla Deklarata Ndryshimi befasues, sëmundja që zhduket nëse hani 12 kumbulla në ditë Vlerësimi Rrenë Artikulli me titullin “Ndryshimi befasues, sëmundja që zhduket nëse hani 12 kumbulla në ditë”, i cili pretendon se konsumimi i 12 kumbullave në ditë shëron sëmundje dhe parandalon zhvillimin e astmës, artritit, “strokut” dhe kancerit është rrenë. Dy profesionistë shëndetësorë kanë konfirmuar se sëmundjet e përmendura nuk shërohen nga kumbullat. Artikulli Faqja e Facebook zjarrtelevizion ka publikuar një artikull me titullin “Ndryshimi befasues, sëmundja që zhduket nëse hani 12 kumbulla në ditë”. I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqet”EmigrantetShqiptare”, “Zjarr Televizion”, “LajmengaBota” dhe “Telenovelat.com”, Sipas titullit, konsumimi i 12 kumbullave në ditë zhdukë një sëmundje, mirëpo artikulli nuk e cek se cila sëmundje zhduket, por pretendon se konsumimi i tyre ndikon kundër zhvillimit të astmës, artritit, “strokut” dhe kancerit. Po ashtu thuhet se ky frut është zgjidhja e parë kundër kapsllëkut. Doktor Besim Buda, specialist i mjekësisë së përgjithshme, i kontaktuar nga Krypometri për këto pretendime, thotë se këto pretendime nuk kanë bazë shkencore. “Kumbulla është e mirë për t’u ngrënë, por nuk është ilaç që shëron sëmundje”- ka thënë Dr. Buda në deklaratë për Krypometrin me 29/08/2023. Ai tregoi se ka marrë pjesë në një trajnim në Austri ku është shpjeguar se për t’u krijuar një ilaç, testohen 20 mijë formula, prej të cilave një ose dy mund të rezultojnë të suksesshme për të dalë në treg. Dr. Buda shtoi se po të ishte që të shëndoshemi me kumbulla, të gjithë do t’i hanim nga 12 kumbulla në ditë. Sipas tij, nuk duhet besuar pretendime të tilla që nuk kanë fare bazë shkencore. Edhe Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, Agim Krasniqi në një deklaratë për Krypometër me datë 29/08/2023 tregon se përcaktimi për të ngrënë 12 kumbulla në ditë në asnjë mënyrë nuk mund të kenë efekt për shërimin e ndonjë sëmundjeje. “Në bazë të protokolleve mjekësore ne nuk mund të shërojmë sëmundje duke përcaktuar sa kumbulla duhet t’i konsumojë një person”- ka thënë Dr.Krasniqi në deklaratën për Krypometër. Konsumimi i frutave sipas mjekëve ndihmon shëndetin e njeriut, mirëpo në asnjë protokoll mjekësor nuk përcaktohet ngrënia e 12 kumbullave për të shëruar një sëmundje.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software