schema:text
| - Video e Manipuluar (Deep Fake) për Albin Kurtin
Deklarata
Një grup në rrjetin social në “Facebook”, ka publikuar një video në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kinse duke kënduar një këngë.
Vlerësimi
Rrenë e kryptë
Përmbajtja e videos nuk është e vërtetë. Albin Kurti nuk ka kënduar këngën e pretenduar, por kjo është një video e montuar me teknologjinë e ashtuquajtur Deep Fake. Gjithashtu videoja përmban edhe disa shkrime fyese dhe të pavërteta të cilat janë vendosur sipër fytyrës së kryeministrit Kurti.
Artikulli
Një grup në rrjetin social në “Facebook”, ka publikuar një video në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kinse duke kënduar një këngë.
Përmbajtja e videos nuk është e vërtetë, pasi kjo video është manipuluar me teknologjinë e ashtuquajtur Deep Fake.
Gjithashtu videoja përmban edhe disa shkrime fyese dhe të pavërteta të cilat janë vendosur sipër fytyrës së kryeministrit Kurti.
Deep Fake, është një teknologji e bazuar në inteligjencën artificiale që përdoret për të manipuluar, prodhuar ose ndryshuar videot në mënyrë që të paraqesë diçka që në fakt nuk ka ndodhur.
Me anë të programeve të ndryshme, mund të kombinohen ose mbivendosen imazhet dhe videot e rreme mbi imazhet ose videot ekzistuese.
|