About: http://data.cimple.eu/claim-review/8367dda56712dd334e8c39c7f44fce88df9944aa6d7e958f468311b6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Marko GJuriq - Foto: REL/AP KQZ përgënjeshtron Gjuriqin: Në Kosovë nuk votohet me dokumente të Serbisë Deklarata Marko Gjuriq: Komisionerët në vendvotime ku jetojnë shumica e komuniteti Serb, me siguri që do ti njohin të gjitha dokumentet, dhe ne natyrisht secilin diskriminim do të raportojmë në organizatat ndërkombëtarë Vlerësimi Rrenë Vlerësimi: KQZ për të dytën herë ka bërë me dije se nuk do të lejohet votimi me dokumente që nuk janë të Kosovës. Ky vendim sipas KQZ vlen edhe për qytetarët me dokumente të Serbisë dhe komisionerët serb. Artikulli Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar ndaj deklaratave të Shefit të Zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq. Gjuriq në një deklaratë për Televizionin e Serbisë i ka bërë thirrje qytetarëve që pa marrë parasysh se çfarë dokumente posedojnë që të lajmërohen dhe të paraqiten në vendvotime. Ai ka paralajmëruar që Komisionerët në vendvotime ku votojnë komuniteti Serb do ti njohin këto dokumente. “Komisionerët në vendvotime ku jetojnë shumica e komuniteti Serb, me siguri që do t’i njohin të gjitha dokumentet, dhe ne natyrisht secilin diskriminim do të raportojmë në organizatat ndërkombëtarë, dhe mendoj që është e rëndësishme që edhe OSBE të ketë rol aktiv dhe të luajë rolin e tyre në këtë aspekt “ ka thënë GJuriq Megjithatë, KQZ ka bërë të ditur se asgjë nuk ka ndryshuar nga vendimi i tyre që votimi të lejohet vetëm me dokumente të Kosovës. “Është shumë i qartë vendimi i KQZ-së: Për të votuar më 6 tetor votuesi duhet ta ketë me vete, për identifikim, ndonjërin nga këto 4 dokumente të Republikës së Kosovës: Letërnjoftim i vlefshëm, Pasaportë e vlefshme, Dokument i vlefshëm i udhëtimit dhe Leje e vozitjes e vlefshme”, tha për KALLXO.com, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së. Ai ka shtuar se ky vendim vlen për çdo anëtar të këshillit të vendvotimit dhe për çdo Komision Komunal të Zgjedhjeve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. KQZ kishte marrë vendimin për çështjen e dokumenteve të votimit më 9 shtator. KQZ: Në zgjedhjet e 6 tetorit do të votojnë vetëm ata që kanë dokumente të Kosovës
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software