schema:text
| - Raportimi i rremë për gjendjen shëndetësore të Angela Merkel
Deklarata
AngeIa MerkeI ne gjendje shum te re.nde.. Mos kaIo pa thene AMlN
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titull “AngeIa MerkeI ne gjendje shum te re.nde.. Mos kaIo pa thene AMlN” është i rremë. Ish-kancelarja e Gjermanisë nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore, si raportohet në këtë titull. Brenda artikullit nuk flitet për gjendjen shëndetësore të ish kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, por për disa rregulla të reja për vende të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, lajmi me po këtë përshkrim qarkullon në internet që nga muaji prill i këtij viti.
Artikulli
Më 21 dhjetor 2022 faqja e internetit Albagraph publikoi një lajm me titull: “AngeIa MerkeI ne gjendje shum te re.nde.. Mos kaIo pa thene AMlN”.
Lajmi në këtë faqe ka marrë 636 reagime dhe rreth 400 komente.
Brenda artikullit nuk flitet për gjendjen shëndetësore të ish kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, por për disa rregulla të reja për vende të Ballkanit Perëndimor.
“Qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Kosovës, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës nga 7 Shkurti do të munden të punojnë legal,isht në Gjermani vetëm me dokumente të shteteve të tyre, respektivisht pa pasur pasaportë të BE-së”- thuhet në paragrafin e parë të këtij shkrimi.
I njëjti lajm është shpërndarë edhe në Lajme IN dhe Gazeta Imperial, ndërsa ishte publikuar edhe gjatë muajëve prill e maj të vitit 2022.
Krypometri ka hulumtuar edhe në raportimet e mediave ndërkombëtare por nuk ka ndonjë lajm gjatë këtij muaji që flet për gjendjen shëndetësore të Angela Merkel.
|