About: http://data.cimple.eu/claim-review/84ab4f8115f045640a448ea1222aa97a1fccad3b9f77bb025e555b23     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postimi i rrejshëm për vizitën e Armend Mehajt në ushtri Deklarata Armend Mehaj përshëndetet me njësitin e fuqishme të Ushtrisë së Kosovës Vlerësimi Rrenë Postimi se Armend Mehaj përshëndetet me njësitin e fuqishme të Ushtrisë së Kosovës është i rremë sepse burimet zyrtare kanë konfirmuar se njësia me të cilën është përshëndetur Armend Mehaj është njësi e Policisë së Kosovës. Artikulli Më datë 9 gusht 2023 faqja e Facebook “Kosova News” ka shpërndarë një fotografi të ish ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj. Mbishkrimi i kësaj fotografie të shpërndarë në këtë faqe është “Armend Mehaj përshëndetët me njësitin e fuqishëm të Ushtrisë së Kosovës”. Lidhur me këtë postim, Krypometri më datë 11 gusht 2023 ka kontaktuar me Amir Gërguri komandant të njësive speciale të Policisë së Kosovës. Ai ka konfirmuar se organizimi është mbajtur në kampin “Enver Zymeri” dhe se pjestarët e paraqitur në këto pamje janë pjestarë të polciisë. “Janë pjestarë të Policisë së Kosovës jo ushtarë”- thuhet në përgjigjen zyrtare të policisë. Fotografia e shpërndarë në këtë postim fillimisht është shpërndarë nga vet ish ministri Armend Mehaj. Armend Mehaj në profilin e tij në Facebook më 9 gusht 2023 kishte postuar nëntë fotografi gjatë vizitës së tij. Në fotografitë e publikuara pjestarët mbajnë uniformën zyrtare të policisë dhe shihen qartë llogot zyrtare të Policisë së Kosovës. Edhe uniformat e njësisë së prezantuar në fotografi nuk janë uniforma të Forcës së Sigurisë së Kosovë të cilat janë të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes. Ish ministri kishte thënë se ky ishte një takim përshëndetës me, siç i kishte vlerësuar ai, djemtë më të zot dhe më të mirë që ka Republika. “Secili më profesional, më i përgatitur e më i guximshëm se tjetri. Me eksperiencën e tyre të jashtëzakonshme janë shembull dhe mund të jepin leksione edhe shteteve partnere rreth çështjeve të sigurisë”- kishte thënë Mehaj. Tutje ai kishte shtuar se përderisa i kemi këta, atdheu është i sigurt. Armend Mehaj ka njoftuar me 08/11/2023 se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për arsye familjare. Mehaj ka thënë se shërbimi në Qeverinë e Kosovës ka qenë ‘një detyrë me shumë sfida, me shumë punë dhe përpjekje, me përgjegjësi të lartë përballë detyrave’.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software