About: http://data.cimple.eu/claim-review/84f8e28f1ecc80766319674aa2c8015c9482364098e811cae484047a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lutfi Haziri, LDK, Gjilan. Foto: Kallxo.com Rrena e Hazirit për Urën që Përbën Rrezik për Jetën e Qytetarëve Deklarata Lutfi Haziri: “Definitivisht duhet me u rregullu brenda një jave”. Vlerësimi Rrenë e kryptë Kryetari i Komunës së Gjilanit nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë. Ai ishte pajtuar se gjendja në të cilin ishte ura përbënte rrezik, prandaj kishte premtuar që e njëjta do të rregullohet brenda një jave. Meqë një investim i tillë nuk përbën shpenzim të madh të mjeteve, mosrealizimi i premtimit konsiderohet mashtrim i bërë me qëllim të përfitimit të votave. Kjo konsiderohet rrenë e kryptë. Artikulli Gjatë fushatës zgjedhore në muajin tetor qytetarët e fshatit Livoq i Epërm të komunës së Gjilanit janë ankuar se ura që lidhte shtëpitë e tyre me pjesën tjetër të qytetit të Gjilanit po rrezikonte fëmijët e tyre për shkak se nuk kishte mbrojtëse. KALLXO.com e kishte vizituar këtë pjesë të fshatit Livoq i Epërm. Gjendjen e urës në muajin tetor mund ta shihni në foton e mëposhtme. Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në debatin për kryetar të komunës, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të muajit tetor të vitit 2017 kishte premtuar që ura në fshatin Livoq të Epërm do të bëhej me mbrojtëse brenda një jave. “Definitivisht duhet me u rregullu brenda një jave”, kishte premtuar Haziri në Debat Pernime. Lutfi Haziri në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 19 nëntor kishte fituar me 63.9 për qind të votave kundrejt kundërkandidatit të tij nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi i cili kishte marrë 36 për qind të votave. Me 22 dhjetor, një muaj pasi doli fitues i zgjedhjeve lokale ai bëri betimin në Kuvendin Komunal si kryetar i Komunës së Gjilanit për mandatin e dytë me radhë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur Lutfi Haziri ka bërë betimin e tij si kryetar i Gjilanit ai nuk e ka mbajtur premtimin për vendosjen e mbrojtëseve në urën e fshatit Livoq i Epërm edhe pse kishte premtuar që kjo gjë do të rregullohej brenda një jave. Më poshtë mund të shihni gjendjen e urës në Livoq të Epërm në muajin mars.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software