schema:text
| - Mashtrimi për lojë shpërblyese duke përdorur imazhin e një këngëtareje
Deklarata
Unë do të dhuroj 50,000 dollarë në para për 700 personat që marrin me mend numrin në foto! Dhe është e vërtetë
Vlerësimi
Rrenë e kryptë
Video në të cilën shihet këngëtarja Gentjana Gjergji dhe që është publikuar me mbishkrimin “Unë do të dhuroj 50,000 dollarë në para për 700 personat që marrin me mend numrin në foto! Dhe është e vërtetë” është e rreme. Këngëtarja, Gentjana Gjergji nuk ka premtuar asnjëherë se do t’i dhurojë 50 mijë dollarë, si proklamohet në këtë postim.
Artikulli
Më 5 prill 2023, në faqen e facebook-ut “Genjana” është publikuar një video në të cilën shihet këngëtarja Gentjana Gjergji, me mbishkrimin “Unë do të dhuroj 50,000 dollarë në para për 700 personat që marrin me mend numrin në foto! Dhe është e vërtetë”.
Videoja e publikuar është e gjatë rreth 2 orë e 40 minuta dhe është e ndarë në dy kuadra: në njërën anë shihet këngëtarja e cila flet për lansimin e një varg këngësh apo potpuri, kurse në tjetrën kuadro janë paraqitur disa numra.
Videoja e këngëtares Gentjana Gjergji, në anën e majtë të kuadrit, nuk është aktuale, pasi ajo është realizuar në vitin 2020. Ajo kishte bërë një videolidhje direkte përmes të cilës promovonte publikimin e potpurisë së saj.
Mirëpo, videon e publikuar nga faqja e Facebook-ut Genjana, këngëtarja Gjergji nuk flet fare për lojë shpërblyese e as për dhurimin e 50 mijë dollarëve, si pretendon faqja.
Madje, faqja nuk i përket këngëtares pasi nuk është e verifikuar, emri nuk është i saktë dhe e njëjta është hapur më 5 prill 2023, kur edhe ka publikuar fotografinë e parë.
|