Rrena për kohën e vdekjes së 12 vjeçarit
Deklarata
Detaje të reja nga aksídenti i djeshëm ku vdíq 12 vjeçari
Vlerësimi
Rrenë
Postimi i bërë në Facebook, më 22 nëntor 2022, me përshkrimin “detaje të reja nga aksídenti i djeshëm ku vdíq 12 vjeçari” është i rremë. Me datën 21 nëntor 2022 nuk ka vdekur 12 vjeçari i aksidentuar, si thuhet në postimin e bërë në Facebook. Aksidenti të cili i referohet artikulli ka ndodhur me 5 qershor 2021.
Artikulli
Më 22 nëntor 2022 në faqen e Facebook-ut “Gazeta Rich Shqip” dhe “Daily News” është shpërndarë artikulli me përshkriimin “detaje të reja nga aksídenti i djeshëm ku vdíq 12 vjeçari”.
I njëjti artikulli është publikuar në faqen e internetit “mynews24hr”, më 5 qershor 2021.
Teksti i shpërndarë më 22 nëntor 2022 tregon për një aksident trafiku në të cilin ka vdekur një 12 vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur më 5 qershor 2021, ndërsa në artikullin e publikuar në Facebook është prezantuar se aksidenti ka ndodhur me datën 21 nëntor 2022.