About: http://data.cimple.eu/claim-review/89c837deaa8fea4f128445d07df6c592ae003e0e71e48fbdb09e1fc8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena mediale se polici u vetëvra aksidentalisht në Zllatar Deklarata Detaje të reja, Polici dyshohet se u vetëvra aksidentalisht në këtë fshat të Prishtinës Vlerësimi Rrenë Lajmi i publikuar vetëm një orë pasi kishte ndodhur ngjarja, nuk ishte i vërtetë. Inspektorati Policor i Kosovës e ka arrestuar një polic, i cili dyshohet se ka qëlluar kolegun e tij në një ndejë në të cilën kanë marrë pjesë 16 policë. Përveç kësaj, janë arrestuar edhe pesë policë të tjerë pasi dyshohet se shkaktuan rrezik të përgjithshëm. Artikulli Mbrëmjen e 18 shkurtit, një polic është vrarë me armë zjarri në fshatin Zllatar të Komunës së Prishtinës. Inspektorati Policor i Kosovës kishte njoftuar se viktima L.H dyshohet se ishte qëlluar me armë nga kolegu i tij. Polici F.M është arrestuar dhe i është caktuar masa prej një muaj paraburgim i dyshuar për vrasje. Vrasja kishte ndodhur në një ndejë, në të cilën kanë marrë pjesë 16 zyrtarë policorë në një vilë në fshatin Zllatar, e në të cilën dyshohet se kishte edhe gjuajtje tjera për çka Inspektorati ka arrestuar edhe 5 policë të tjerë pasi dyshohen për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Në natën kritike, në orët e para të datës 19 shkurt pati raportime nëpër portale lidhur me ngjarjen që kishte ndodhur në Zllatar. Portali online “Indeksonline” kishte publikuar një shkrim me titull: “Detaje të reja, Polici dyshohet se u vetëvra aksidentalisht në këtë fshat të Prishtinës”. Ky shkrim ishte publikuar në orën 00:58. Ky lajm më pas u ripublikua nga edhe nga televizioni ATV në orën 01:05. Në mëngjesin e së shtunës, pra disa orë më pas, Inspektorati Policor i Kosovës kishte njoftuar se polici ishte qëlluar me armë nga një koleg i tij dhe se i dyshuari ishte arrestuar nën dyshimet për vrasje. Përvec kësaj, pesë policë të tjerë janë arrestuar nën dyshimin për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm. Nëntë policë të tjerë janë suspenduar pasi ishin prezent në kur kishte ndodhur rasti. Siç mëson KALLXO.com ndeja e policëve kishte filluar nga ora 19:00. Njëri nga zyrtarët policor siç ka mësuar KALLXO.com ishte larguar një orë para se të ndodhte ngjarja. Siç ka raportuar KALLXO.com, në ndejën e organizuar nga zyrtarët policor ka pasur edhe të shtëna të tjera armësh. Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar çdo detaj në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur. KALLXO.com raportoi edhe se 14 armë zyrtare të pjesëtarëve të policisë që kanë marrë pjesë në ndejë janë sekuestruar për tu dërguar më pas në ekzaminim. Në mesin e armëve të sekuestruara është edhe ajo e viktimës L.H, të cilën e kishte me vete. Prokurorja e rastit Besa Limani në një bisedë për KALLXO.com tha se kishte kërkuar paraburgim për 6 zyrtarët policor të arrestuar. Gjykata në Prishtinë ka vendosur që ndaj policit i cili po dyshohet për vrasje të caktoj masën e paraburgimit për 30 ditë ndërsa pesë të tjerët janë dërguar në arrest shtëpiak.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software