About: http://data.cimple.eu/claim-review/89e8b625e3349651d96a463282b12846b46c711648acaca7ee826592     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për aksident në Rrugën e Kombit Deklarata Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në “Rrugën e Kombit” Vlerësimi Rrenë Lajmi i publikuar më 6 janar 2024 që thot se “Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në “Rrugën e Kombit”, në tunelin e Kalimashit, ku dyshohet se kanë humbur jetën dy persona dhe 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar” është i rremë. Më 5 dhe 6 janar 2024 nuk ka ndodhur asnjë aksident me dy të vdekur në tunelin e Kalimashit në Shqipëri. Aksidenti kishte ndodhur me 18 tetor 2023. Artikulli Më 6 janar 2024 është faqja në Facebook “Live News” (arkive) është publikuar një lajm me mbishkrim “Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në “Rrugën e Kombit”, në tunelin e Kalimashit, ku dyshohet se kanë humbur jetën dy persona dhe 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore”. Në artikullin e publikuar më 6 janar 2024 thuhet se “aksidenti ka ndodhur sonte”. Për të konfirmuar këtë, Krypometër e ka vizituar faqen zyrtare të Policisë së Shqipërisë dhe postimet e bëra nga Policia e Shtetit në faqen e tyre në Facebook dhe rezulton se më datë 5 dhe 6 janar 2024 nuk është raportuar ndonjë aksident me dy persona të vdekur në tunelin e Kalimashit. Më pas, Krypometër ka verifikuar për aksidentet që kanë ndodhur në tunelin e Kalimashit gjatë muajëve të fundit. Krypometër, përmes kërkimeve në internet, ka gjetur se dy shtetas kosovarë kanë humbuar jetën në një aksident që kishte ndodhur në tunelin e Kalimashit më 18 tetor 2023 (arkive). Përmbajtja e lajmeve të publikuar më 18 tetor 2023 është e ngjashme me artikullin e shpërndarë më 6 janar 2024 në faqen në Facebook “Live News”. Lajmin për aksidentin me dy të vdekur e kishte konfirmuar edhe Gent Mullai, zyrtar në Policinë e Shqipërisë, më 18 tetor 2023. “Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin I. L, banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh.S, banues në Kosovë, ju informojmë se shtetasit që kanë humbur jetën janë S.O, 58 vjeç, dhe N. O, 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford”- ka bërë të ditur Mullai.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software