About: http://data.cimple.eu/claim-review/8fbe79075efef994b605507324ec7e80093f0546659cd3b53c20d94c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Keqpërdorimi i të dhënave personale përmes konkurseve të rrejshme për punë Deklarata “Punë shofer kamioni pa kërkesë përvojë dhe pa kërkesë moshe. Gjeni punë brenda një kilometri, klikoni për të parë pagën dhe adresën e punës” Vlerësimi Rrenë Postimi “Punë shofer kamioni pa kërkesë përvojë dhe pa kërkesë moshe. Gjeni punë brenda një kilometri, klikoni për të parë pagën dhe adresën e punës”- është i rremë. Konkursi i shpallur në Facebook është i rremë pasi i njëjti është bërë nga faqe të dyshimta që kanë krijuar ueb-faqe dhe kanë hapur profile në Facebook në ditën e publikimit të konkursit. Në këtë publikim nuk është paraqitur asnjë e dhënë për punëdhënësin, për lokacionin e vendit të punës apo për pagën që mund të përfitojë një shofer kamioni. Ekspertët thonë se kokurset që po hapen pa i përfshirë të dhënat bazike për punëdhënësin janë mashtrime. Artikulli Më 30.09.2024 faqja në Facebook ‘Clayten Richard’ (arkiva) ka publikuar një konkurs për punë si shofer kamioni. “Punë shofer kamioni pa kërkesë përvojë dhe pa kërkesë moshe. Gjeni punë brenda një kilometri, klikoni për të parë pagën dhe adresën e punës”- shkruan në titull të këtij artikulli. “Nuk kërkohet përvojë, nuk ka kufi moshe, paga e lartë, paga bazë + performanca”- shkruan ndër të tjera në infografikën e publikuar. Kjo infografikë është shpërndarë me përshkrimin “Punë shofer kamioni pa kërkesë përvojë dhe pa kërkesë moshe. Gjeni punë brenda një kilometri, klikoni për të parë pagën dhe adresën e punës”. Krypometër ka kontrolluar të dhënat e faqes në Facebook që e ka publikuar këtë konkurs dhe rezulton se e njëjta është hapur në ditën që e ka publikuar këtë njoftim, pra më 30.09.2024. Ajo nuk menaxhohet nga Kosova, por nga India. Në këtë publikim ka disa komente nga persona të cilët kërkojnë të dinë më shumë informacione, disa kanë lënë numrin e telefonit për t’i kontaktuar kurse njëri nga komentuesit ka publikuar edhe patentën e vlefshme për vendet e BE-së të cilën e posedon si shofer kamioni. Kur klikon në këtë artikull, i njëjti të dërgon tek ueb-faqja ‘truckdriverjobs.college’ (arkiva) dhe nuk jep asnjë informacion shtesë krahasuar me paralajmërimin në faqen në Facebook. Pra nuk ka adresë, numër kontaktues apo email adresë se ku do të mund të dërgonin CV-të kandidatët eventual. Aty nuk ka asnjë të dhënë për punëdhënësin e as për lokacionin e vendit të punës apo pagën. Krypometër e ka kontrolluar domenin ‘truckdriverjobs.college’ (arkiva) në Whois.com dhe rezulton se i njëjti është aktiv që nga data 30.09.2024, pra është hapur në ditën kur është bërë postimi në Facebook. Për këtë, Krypometër ka kërkuar nëpër faqet kryesore që publikojnë njoftime për vende të reja të punës në Kosovë. Krypometër ka kontrolluar në faqen PortalPune.com dhe aty nuk është publikuar asnjë konkurs që kërkon shofer të kamionit me kushte të cilat janë publikuar në këtë postim në Facebook. Në faqen KosovaJob nuk është publikuar një konkurs i tillë. Edhe në faqen OfertaPune, Krypometër nuk ka gjetur ndonjë konkurs pune për shofer kamioni, i cili është publikuar në faqen Clayten Richard (arkiva). Krypometër ka biseduar me Shkamb Kërleshin nga KosovaJob, i cili ka renditur disa hapa të verifikimit të një biznesi për të shpallur konkurs pune, duke përfshirë adresën e punëdhënësit, emailin si dhe certifikatën e biznesit. “Për t`u publikuar një konkurs në faqen KosovaJob ndjekim disa hapa të verifikimit. Fillimisht e shikojmë nëse kanë ueb-faqe të kompanisë, si dhe nëse ka të dhëna që mund të verifikohen si emri i personit, numri i kontaktit dhe ueb-faqja. Në rast se nuk ka të dhëna të kontaktit, e cilësojmë si të dyshimtë”- ka sqaruar Kërleshi. Krypometër ka kërkuar një përgjigje edhe nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), të cilët i kanë bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm kur të japin të dhënat personale. AIP ka thënë se qytetarët nuk duhet t’i ndajnë informacionet personale me platforma të pasigurta. “Për më tepër është e rëndësishme që të mos ndajnë informacione personale në platforma të pasigurta ose me burime të panjohura”- thuhet tutje në përgjigjen e AIP-së për Krypometër. “Kjo thirrje vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbrojtur privatësinë dhe të dhënat personale të qytetarëve nga ekspozimi dhe qasja e paautorizuar.”
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software