About: http://data.cimple.eu/claim-review/91d6ce944298ca5e2230055e442b0173c25ffed49da381f39febb0fb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendime për shërimin e prostatitit duke përdorur figura të mjekëve ukrainas Deklarata Prostatiti një kërcënim për shëndetin e burrave ke nuk mund të injorohet. Prostata juaj është në rrezik, dhimbje urinim i shpeshtë e dhe ulje potensis… Vlerësimi Rrenë Janë të rreme pretendimet “Prostatiti një kërcënim për shëndetin e burrave ke nuk mund të injorohet. Prostata juaj është në rrezik, dhimbje urinim i shpeshtë e dhe ulje potensis…” të bëra në një video të publikuar në një faqe në Facebook. Në këtë video pretendohet rrejshëm se një mjek është duke e rekomanduar një ilaç për shërimin e sëmundjeve të prostatës, por personi që flet është nga Ukraina. Urologu Rinor Derivishi thot se pacientët duhet të konsultohen me profesionistë për të trajtuar këto sëmundje, bazuar në protokollet dhe udhëzimet e fundit nga institucionet shëndetësore. Artikulli Më 10.01.2025, faqja në Facebook Physically jdl6 (arkiva) ka publikuar një video në të cilën pretendohet për një ilaç që bën shërimin e prostatitit. “Prostatiti një kërcënim për shëndetin e burrave ke nuk mund të injorohet. Prostata juaj është në rrezik, dhimbje urinim i shpeshtë e dhe ulje potensis…”- thuhet ndër të tjera në këtë video. Aty nuk bëhet i ditur emri i ndonjë produkti që do të shëronte prostatitin. Në video shihet edhe një mjek i cili pretendohet se flet shqip, megjithatë ai nuk arrinë t’i shqiptojë disa fjalë në shqip. Krypometër e ka verifikuar fotografinë e këtij mjeku dhe ka gjetur se kjo fotografi i takon mjekut ukrainas Evgeny Komarovsky. Ai është pediatër dhe nuk është urolog, si pretendohet në video. Si trajtohet prostatiti? Krypometër ka kontaktuar me urologun Rinor Derivishi, i cili ka thënë se pacientët trajtohen në bazë të protokolleve të cilat janë të bazuara në udhëzimet e fundit nga institucionet shëndetësore. Ai ka thënë se kur prostata ka infeksion, ajo mund të trajtohet me ilaçe, mirëpo kur infeksioni rritet atëherë duhet trajtim tjetër. “Prostata nëse është e infektuar, por jo e rritur, mund të trajtohet me ilaçe. Në momentin që rritet dhe bën pengesa në urinim, shërimi i vetëm mbetet intervenimi, ku janë disa metoda prej më pak invazive në ato me operacion të hapur.”- ka thënë urologu Rinor Dervishi. Krypometër ka kontaktuar edhe me urologun Avni Fetahu, i cili ka thënë se trajtimi i sëmundjes së prostatës bëhet bazuar në protokollet shëndetësore, të cilat parashohin edhe ilaçet e aprovuara e që janë në shitje nëpër barnatore. Sipas Fetahut, ilaçet që i përshkruajnë për sëmundjet e prostatës janë të licensuara dhe kanë Autorizim të Marketingut nga Agjensioni Kosovar për Produkte Pajisje Medicinale (AKPPM), si parashihet në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software