About: http://data.cimple.eu/claim-review/93312e059561337f066e48a275564b50362e4314dca36228235eb5f6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Publikimi i rremë për dhurata në emër të ‘Viva Fresh Store’ Deklarata “Me rastin e ditëlindjes së 𝚅𝚒𝚟𝚊 𝙵𝚛𝚎𝚜𝚑 𝚂𝚝𝚘𝚛𝚎, vendosëm të dhurojmë 3 makina të reja deri më 25.01.25. Shkruani muajin tuaj të lindjes, për shembull “Nëntor”. 🎉”, – shkruan në këtë postim. Vlerësimi Rrenë Postimi “Me rastin e ditëlindjes së 𝚅𝚒𝚟𝚊 𝙵𝚛𝚎𝚜𝚑 𝚂𝚝𝚘𝚛𝚎, vendosëm të dhurojmë 3 makina të reja deri më 25.01.25. Shkruani muajin tuaj të lindjes, për shembull “Nëntor”. 🎉”- është i rremë. Faqja që e ka bërë këtë postim nuk menaxhohet nga rrjeti i marketeve “Viva Fresh Store”. Ky rrjet i marketeve nuk ka ndonjë lojë shpërblyese aktive për dhurimin e 3 veturave. Ky rrjet i marketeve i ka thënë Krypometrit se postimi është i rremë dhe ka për qëllim mashtrimin e qytetarëve. Artikulli Më 22.01.2024 faqja në Facebook Viva Fresh Store.fans (arkiva & arkiva), ka publikuar një njoftim për shpërndarjen e disa dhuratave nga Viva Fresh Store, rrjeti i marketeve në Kosovë. “Me rastin e ditëlindjes së 𝚅𝚒𝚟𝚊 𝙵𝚛𝚎𝚜𝚑 𝚂𝚝𝚘𝚛𝚎, vendosëm të dhurojmë 3 makina të reja deri më 25.01.25. Shkruani muajin tuaj të lindjes, për shembull “Nëntor”. 🎉”, – shkruan në këtë postim. Kushti për të marrë pjesë në këtë lojë shpërblyese ka qenë komentimi në këtë postim, prandaj për rreth 8 orë në këtë postim kanë komentuar rreth 5 mijë persona. Secili person që e ka komentuar këtë postim e ka marrë një koment nga faqja që thotë “Faleminderit ❤ ✅ Pëlqeje dhe shpërndaje këtë postim dhe më pas kontrollo inbox-in tënd, suksese!”. Meqë i është kërkuar që postimi edhe të shpërndahet, në bazë të udhëzimeve këtë postim e kanë shpërndarë më shumë se 2 mijë persona. Për të verifikuar këtë njoftim, Krypometër fillimisht ka kontrolluar ueb faqen e rrjetit të marketeve në Kosovë, Viva Fresh Store, por nuk ka gjetur ndonjë ofertë të tillë. Krypometri ka gjetur se në festimin e 21 vjetorit të hapjes së rrjetit të marketeve, Viva Fresh Store, janë dhuruar disa shpërblime tjera dhe kushti për pjesëmarrje në këtë lojë ka qenë krejt tjetër. Kampanja ka zgjatur nga 12.12.2024 deri në 31.12.2024. Tutje, Krypometër ka kontaktuar me menaxhmentin e Viva Fresh Store. Shefja e Marketingut në këtë kompani, Nora Jashari, ka thënë se kjo nuk ka të bëjë asgjë me Viva Fresh Store. “Konfirmoj që faqja që ka publikuar këto postime nuk është nga faqja zyrtare e Viva Fresh Store dhe ne nuk kemi lidhje me këto postime. Ne, si Viva Fresh kemi publikuar një deklaratë, kemi denoncuar rastin në polici, si dhe kemi komunikuar me Meta të cilët na e kanë konfirmuar që faqja bën shkelje dhe është suspenduar, si duket kjo është faqe e re e hapur”- ka thënë Jashari. Ajo tutje ka shtuar se më 21.01.2025, kanë reaguar edhe përmes një statusi në Facebook rreth këtyre lajmeve të rrejshme. “Njoftim i rëndësishëm për të gjithë konsumatorët tanë! Ditët e fundit kemi pranuar mesazhe dhe thirrje nga konsumatorët tanë në lidhje me një lojë shpërblyese që po qarkullon në emrin e Viva Fresh. Ju njoftojmë zyrtarisht se kjo lojë nuk ka lidhje me ne. Për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga mashtrimet, ju lutemi të keni parasysh këto: ✅ Faqja zyrtare e Viva Fresh është vetëm kjo, ku po lexoni këtë postim. Çdo tjetër që përdor emrin tonë është mashtrim. ❌ Ne nuk kërkojmë asnjëherë të dhëna personale, të dhëna bankare ose pagesa për të marrë pjesë në ndonjë lojë shpërblyese apo aktivitet promovues. 📌 Nëse ndeshni njoftime të dyshimta që pretendojnë të jenë nga Viva Fresh, ju inkurajojmë të na i raportoni menjëherë. Ju falënderojmë për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme! 🙏 Kujdesuni që të jeni gjithmonë të informuar dhe të mos bini pre e këtyre mashtrimeve”, – shkruan në njoftimin e Viva Fresh Store në Facebook. Jashari ka alarmuar se faqet që rrejshëm paraqiten në emrin e tyre janë duke iu vjedhur të dhënat personale qytetarëve. “Ne nuk kërkojmë të dhëna personale të qytetarëve apo konsumatorëve kur kemi kampanja të ndryshme ndërsa këto faqe po kërkojnë një gjë të tillë që është shkelje”- ka përfunduar Jashari.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software