About: http://data.cimple.eu/claim-review/93bbe8b09a34643a097b0b38b7b1cac75322e970a0be4d45e52795d7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ilustrim - Pika kufitare në Jarinjë Foto: KALLXO.com Rrena se mbi 30 mijë serbë kanë ikur nga Mitrovica në javën e fundit Deklarata “Serbët e Mitrovicës, mbi 30 mijë kanë ikur vetëm në këtë javë, njofton gazeta Koha” Vlerësimi Rrenë Nuk ka asnjë informacion zyrtar se kanë ikur mbi 30 mijë serbë nga Mitrovica në javën e fundit, nga Mitrovica e Veriut apo edhe nga ajo e Jugut. Po ashtu asnjë gazetë me emrin ‘Koha’ apo ndonjë media tjetër e Kosovës apo e Serbisë nuk ka raportuar për një ngjarje të tillë. Gjithashtu Mitrovica e Veriut e cila është e banuar me shumicë serbe, sipas vlerësimit të popullsisë të vitit 2021 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka pasur 11,882 banorë, pra as sa gjysma e numrit 30 mijë sa është thënë në postimin e shpërndarë në “TikTok”. Derisa, të gjitha komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë 38,560 banorë në bazë të vlerësimit të popullsisë të vitit 2021 të realizuar nga ASK. Ndërsa Komuna e Mitrovicës së Jugut, sipas të njëjtit vlerësim të popullsisë që është publikuar nga ASK në qershor të vitit 2022, ka gjithsej 69,866 banorë. Artikulli Më 26 prill 2023, faqja “UÇK ma thojnë emrin” ka shpërndarë një fotografi me përshkrimin “serbët e Mitrovicës, mbi 30 mijë kanë ikur vetëm në këtë javë, njofton gazeta Koha”. Ky përshkrim është shoqëruar me një fotografi ku shihen disa vetura në kolonë. Nuk ka asnjë informacion zyrtar se kanë ikur mbi 30 mijë serbë nga Mitrovica në javën e fundit, nga Mitrovica e Veriut apo edhe nga ajo e Jugut. Po ashtu asnjë gazetë me emrin ‘Koha’ apo ndonjë media tjetër e Kosovës apo e Serbisë nuk ka raportuar për një ngjarje të tillë. Gjithashtu Mitrovica e Veriut e cila është e banuar me shumicë serbe, sipas vlerësimit të popullsisë të vitit 2021 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka pasur 11,882 banorë, pra as sa gjysma e numrit 30 mijë sa është thënë në postimin e shpërndarë në “TikTok”. Derisa, të gjitha komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë 38,560 banorë në bazë të vlerësimit të popullsisë të vitit 2021 të realizuar nga ASK. Ndërsa Komuna e Mitrovicës së Jugut, e cila është me shumicë shqiptare, sipas të njëjtit vlerësim të popullsisë që është publikuar nga ASK në qershor të vitit 2022, ka gjithsej 69,866 banorë. Ky postim është bërë me 26 prill 2023, disa ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. 7 ekipe të KALLXO.com e kanë monitoruar nga afër procesin e votimit më 23 prill 2023 në katër komunat me shumicë serbe dhe kanë raportuar për çdo zhvillim. Në këto komuna nuk është raportuar për asnjë incident. Të njëjtën e kanë thënë edhe institucionet e rendit në Kosovë. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe në veri janë bojkotuar nga serbët. Nga rreth 1,500 votues sa kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë, në Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut ka dalë fituese Lëvizja Vetëvendosje ndërsa në Zveçan dhe Zubin Potok ajo e PDK-së.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software