About: http://data.cimple.eu/claim-review/98683ba2f33488e2353d1fc0acdf4dc1c9d8fafde7c1269ec9a0c96e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se një suplement ndihmon në shërimin e prostatës Deklarata Këto tableta të lira do të kurojnë prostatitin për 5 ditë. Merrni një tabletë para gjumit! Vlerësimi Rrenë Postimi “Këto tableta të lira do të kurojnë prostatitin për 5 ditë. Merrni një tabletë para gjumit!” është i rremë. Në këtë shkrim janë përdorë media fiktive. Revista që pretendohet që e ka publikuar këtë shkrim nuk është e regjistruar në Kosovë, ndërsa faqja e internetit nuk është medium edhe pse paraqitet si i tillë. Në këtë faqe janë dhënë pretendime të pabazuara për shërim të prostatitit. Ekspertët rekomandojnë që pacientet të konsultohen me mjekë për trajtim të sëmundjeve që prekin prostatën. Artikulli Më 13.05.2024, faqja në Facebook ‘Etessy’ (arkiva) ka publikuar një fotografi mbi të cilën shihen disa tableta dhe shkruan “Këto tableta të lira do të kurojnë prostatitin për 5 ditë. Merrni një tabletë para gjumit!”. Përveç kësaj në ilustrimin e publikuar në Facebook është vendosur edhe çmimi për këto tableta që është 6 euro. Kur klikon mbi këtë ilustrim, linku të dërgon te një shkrim i gjatë në ueb-faqen ‘bio-plus.uno’ (arkiva), tema e të cilit është ‘Prostatiti’. Kjo faqe është prezantuar me emrin “Revista për Shëndetin e Burrave”. Krypometër ka kërkuar nëse kjo revistë është funksionale në Kosovë, mirëpo nuk ka hasur në biznes të regjistruar më këtë emër në Kosovë apo media që është funksionale dhe që është anëtare e Këshillit të Mediave të Shkruara. Edhe pse faqja e internetit “Revista për Shëndetin e Burrave” ka dizajn të një portali/media, ajo nuk është e tillë. Secilen prej rubrikave që janë në këtë faqe që klikohet (SHËNDETI I MASHKUJVE, KARRIERA DHE PUNA, RECETA PËR BEQARËT) të dërgon tek opsioni për blerjen e një ilaçi me emërin ‘Prostafix. Artikulli rekomandon një produkt shëndetësor që pretendohet se shëron prostatitin. Në këtë rast bëhet fjalë për ‘Prostafix’. Në këtë artikull është prezantuar një rrefim i një burri, të cilit i është publikuar fotografia por jo edhe emri i tij. Krypometër, duke përdorë veglat e kërkimit të fotografia ‘Yandex’ dhe ‘TinEye’, ka gjetur se fotografitë e përdorura janë për ilustrim të qifteve që mund të blihen apo shkarkohen nga interneti. A janë këto ilaçe të regjistruara në Kosovë? Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale është institucion i cili rregullon shitjen dhe importin e ilaçeve në Kosovë. Ligji për Produkte dhe Pajisje Medicinale thotë se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga AKPPM”. Krypometri ka kërkuar edhe tek lista e barnave që kanë autorizim marketingu në Kosovë nëse produkti i promovuar në këtë ueb faqe është i lejuar për tu shitur dhe tregëtuar në Kosovë. Pas kërkimeve në faqen e Agjencisë për produkte dhe pajisje medicinale në Kosovë rezulton se Produkti Prostafix nuk është në listën e barërave me autorizim marketingu. Mjekët: Mos blini ilaçe online Krypometër ka kontaktuar me urologun Avni Fetahu, i cili ka thënë se trajtimi i sëmundjeve të prostatës bëhen bazuar në protokolet shëndetësore, të cilat parashohin edhe barnat që janë në shitje nëpër barnatore. Ai ka thënë se ky ilaç nuk është pjesë e protokoleve. Sipas Fetahut, ilaçet që i përshkruajnë për sëmundjet e prostatës janë të licencuara. Në një shkrim autorial, Urologu Rinor Dervishi kishte shkruar për problemet me prostatën dhe domosdoshmërinë që secili pacient të konsultohet me mjekë. Dervishi kishte shkruar se “trajtimi i prostatës varion varësisht prej problemit dhe madhësisë se prostatës, nga terapia me barna e deri te largimi i prostatës me intervenim kirurgjikal”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software