About: http://data.cimple.eu/claim-review/99531cd6cb92d2311c53577745a2873c61294bce92a57ce5693fcbe2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se ushtarët e FSK-së e kanë kërcenuar Radoiçiqin Deklarata Ushtaret e FSK-së kane nje selam Radoiqiqin Vlerësimi Rrenë Është i rremë përshkrimi “Ushtaret e FSK-së kane nje selam Radoiqiqin” i publikuar, së bashku, me një video, në të cilën shihen disa persona në uniformë e më armë të gjata. Personat, që shihen në video, nuk janë pjesëtarë të FSK-së. Armët, që mbajnë në duar, nuk janë reale, por, janë armë që përdoren në lojën ‘Airsoft’. Video, për herë të parë, është publikuar në TikTok. Aty personat nuk prezantohen që janë pjesëtarë të FSK, por, tregojnë që janë lojtarë të lojës ‘Airsoft’- lojë në të cilën nuk përdoren armë reale. Artikulli Më 04.11.2024, faqja në Facebook ‘Politika Kosovare” (arkiva) ka publikuar një video të disa personave në uniforma e me armë të gjata me mbishkrimin “Ushtaret e FSK-së kane nje selam Radoiqiqin”. Në video, personat e uniformuar dëgjohen duke folur për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Krypometër, përmes kërkimeve në TikTok, ka gjetur se video, për herë të parë, ishte publikuar më 01.11.2024, nga një profil në TikTok. I njëjti person ka publikuar edhe disa video të ngjashme, të gjitha të realizuara gjatë lojës ‘Airsoft’. Videot janë të shpërndara edhe me fjalën “Armë të rreme”/fakeguns. Krypometër ka analizuar edhe uniformat e personave të cilët paraqiten në këtë video. Në bazë të të dhënave publike, rezulton se këto uniforma nuk janë të njëjta me uniformat e FSK-së. Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës. FSK-ja është forcë ushtarake multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit- në pajtim me kompetencat e dhëna kushtetuese dhe ligjore. Kuvendi i Republikës së Kosovës më 14.12.2018 bëri historinë duke e transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ushtri të vendit. Si dhe, duke ndryshuar tri Ligje: Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Po ashtu, edhe një automjet që shihet në prapavijë të videos nuk ka tabela të Kosovës. ‘Airsoft’ është një lojë dhe sport, i bazuar në simulime ushtarake apo skenare të ngjashme me luftime. Pjesëmarrësit përdorin replika të armëve, të cilat qëllojnë plumba plastikë të vegjël (BBs).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software