About: http://data.cimple.eu/claim-review/9f5abe6d9cec3e81c8160b5ec09885ac6b73efa892d5d16cf402fc28     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Policia e Kosovës po kryen ushtrime afër kufirit me Serbinë Deklarata Njësia Speciale gjatë stërvitjeve afër kufirit Kosovë – Serbi Vlerësimi Me kos Titulli i videos “Njësia Speciale gjatë stërvitjeve afër kufirit Kosovë – Serbi” është i rremë. Policia e Kosovës ka thënë se ushtrimet gjuajtje me armë i bëjnë vetëm në poligone të Policisë së Kosovës. Ushtrimet në fjalë nuk janë realizuar në kufirin Kosovë- Serbi. Artikulli Më 03.02.2024, faqja në Facebook ‘Njesia Speciale’ (arkiva) ka publikuar një video me përshkrimin: “Njësia Speciale gjatë stërvitjeve afër kufirit Kosovë – Serbi”. Në këtë video pretendohet se ushtrimet e këtij njësiti janë duke u realizuar në afërsi të kufirit të Kosovës me Serbinë. Krypometër për të verifikuar këtë pretendim ka pyetur Policinë e Kosovës, nëse kjo video është realizuar në kufi me Serbinë, si pretendohet në këtë video të publikuar nga faqja ‘Njesia Speciale’. Policia e Kosovës kanë thënë se ata ushtrimet e gjuajtjes me armë i realizojnë vetëm në poligone. “Referuar kërkesës suaj, ju informojmë se Policia e Kosovës të gjitha ushtrimet, përfshirë këto të gjuajtjeve me armë, i realizon në poligonet e saja zyrtare që i ka për gjuajtje si në rastin konkret, e jo në lokacionet tjera”- thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Krypometër të datës 26.02.2024. Krypometër ka ridërguar pyetje në Policinë e Kosovës nëse këto ushtrime janë mbajtur në afërsi të kufirit me Serbinë. “Është poligon i gjuajtjes brenda territorit të RKS, e jo ne vijë kufitare me Serbinë”- thuhet në përgjigjen e Baki Kelanit, zëdhënës i Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës dhe KFOR-i e kanë shtuar numrin e pjesëtarëve të tyre dhe e kanë rritur numrin e patrollimeve në katër komunat me shumicë serbe, pas sulmit terrorist në fshatin Banjskë. Në orët e para më 24.09.2023, një patrullë e Policisë së Kosovës ishte sulmuar me mjete shpërthyese. Rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, ishte vrarë, një polic tjetër ishte plagosur dhe një tjetër ishte lënduar në këtë sulm terrorist. Në kundërpërgjigjen e Policisë, tre terroristë u vranë dhe disa u plagosën. Disa prej personave të përfshirë në sulmin në Banjskë u arrestuan, kurse shumica e anëtarëve të grupit kanë ikur në Serbi. Gati pesë muaj pas këtij sulmi, hetimet ende po vazhdojnë për këtë rast. Operacioni i sulmit terrorist u udhëhoq nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ai vetëm pak ditë pas sulmit terrorist me anë të një letre të cilën e lexoi avokati i tij, kishte marrë përgjegjësinë për sulmin, organizimin dhe logjistikën për këtë sulm duke thënë tutje edhe se pas këtij rasti jep dorëheqje nga pozicioni i tij brenda partisë serbe që funksionon në Kosovë, Lista Serbe. Radoiçiq gjithashtu po kërkohet nga INTERPOL-i për rastin e Banjskës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software