About: http://data.cimple.eu/claim-review/a04d1b7b82deea7c06c9cfdb177a31d64f92a9e701639061830b1819     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e rremë e Albin Kurtit duke folur me Talebanët Deklarata Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “QUDITEN TALEBANET” është i rremë.Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare se Kryeministri Albin Kurti nuk di të flasë në gjuhë Arabe dhe nuk ka folur me Talebanët. Artikulli Më 22 dhjetor 2023, faqja e facebook-ut Drenica Graphic (arkiva) ka publikuar një video në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Video mban përshkrimin “QUDITEN TALEBANET”, përderisa në material janë vendosur edhe mbishkrime “Shikueshmëria e lartë nga talebanet 100k” dhe “Shum inteligjent shpresojm talebanet kuptuan çka tha!”. Në këtë video është imazhi i kryeministrit Kurti, mirëpo duke folur gjuhën arabe. Nëse shikohet videoja me kujdes, mund të vërehet se ajo është e manipuluar, sepse Kurti nuk e flet gjuhën arabe ashtu si pretendohet në video. Gjithashtu zëri dhe imazhi nuk janë të sinkronizuara. Krypometër pas kërkimit në internet ka gjetur se intervista për të cilën pretendohet se kryeministri Kurti flet në arabisht, nuk është për ndonjë media arabe, por për median franceze, France 24. Intervista në fjalë është publikuar më 20 shkurt 2023, gjatë konferencës për siguri në Mynih. Në këtë intervistë, kryeministri nuk flet në gjuhën arabe por, në angleze. Për të verifikuar nëse Kurti flet gjuhën arabe, Krypometri ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka. Manxhuka tha se kryeministri nuk e flet gjuhën arabe dhe se ky material është i rremë. “Kryeministri Kurti nuk e flet gjuhen arabe dhe ky material është i rremë, i bërë përmes AI (Inteligjencës Artificiale). Një deklaratë e tillë nuk është bërë asnjëherë”- tha ai.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software