Rrena mediale për grisjen e marrëveshjes së Uashingtonit nga Vuçiq
Deklarata
Vuçiçit po i del “tym per vesh”. Gris marrëveshjen e Washingtonit, kërkon serbija te mobilizoj ushtrine. Ja arsyeja pse FSK e revoltoi Vuçiçin
Vlerësimi
Rrenë e kryptë
Ky lajm nuk është konfirmuar është i pavërtetë. Raportime të tilla nuk ka pasur as në mediat e Serbisë e as të Kosovës.
Artikulli
Grisja e marrëveshjes së Uashingtonit nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe mobilizimi i ushtrisë së Serbisë si shenjë revolte ndaj ndërtimit të një baze të FSK-së ka qenë një nga lajmet që është shpërndarë në rrjetin social Facebook.
Ky lajm ka qenë i raportuar në disa uebfaqe apo portale, për të cilat nuk dihet se kush janë pronarët dhe gazetarët.
Titulli i këtij raportimi ka qenë: ‘Vuçiçit po i del “tym per vesh”, Gris marrëveshjen e Ëashingtonit, kërkon serbija te mobilizoj ushtrine. Ja arsyeja pse FSK e revoltoi Vuçiçin’,
Për raportimin në fjalë nuk ka asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë të vet presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për këtë çështje, por vetëm fjali të cilat përkojnë me titullin e lajmit.
Mirëpo një lajm i tillë nuk është konfirmuar asnjëherë. Raportime të tilla nuk ka pasur as në mediat e Serbisë e as të Kosovës.
Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.