About: http://data.cimple.eu/claim-review/a58476ae763d4791abac45fd82ca967448e19a31ad91e55d4da2b929     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë për deklaratën e Kurtit Deklarata Albin Kurtin: Unë pyes Bankën e Kosovës, jo SHBA Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “Albin Kurtin: Unë pyes Bankën e Kosovës, jo SHBA” është i rremë. Krypometër ka gjetur deklarime të Kurtit rreth marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas hyrjes në fuqi të Rregullorës së BQK-së, mirëpo nuk është asnjë deklarim i tillë çfarë është vendosur në titullin e këtij postimi. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu poashtu e ka mohuar që Kurti të ketë deklaruar “Unë pyes Bankën e Kosovës, jo SHBA”. Artikulli Më 19.02.2024, faqet e internetit ‘gazetatema.net’ (arkiva) dhe ‘zgjohushqiptar.info’ (arkiva) kanë publikuar një artikull me titull “Albin Kurtin: Unë pyes Bankën e Kosovës, jo SHBA”. I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqet e Facebook-ut Gazeta TemA (arkiva) dhe Zgjohu Shqiptar (arkiva). Krypometër ka analizuar përmbajtjen e artikullit, dhe ka vërejtur se në lajm nuk gjendet asnjë rresht që përkon me atë se çka është pretenduar në titull. Për të verifikuar vërtetësinë e këtij postimi, Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se Kurti asnjëherë nuk ka dhënë një deklaratë të tillë. “Kryeministri Kurti nuk ka deklaruar asnjëherë ashtu”- tha Kryeziu për Krypometrin më 28.02.2024. Për dallim nga titulli, në artikull është cituar saktë deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si edhe e kishte thënë. Krypometër i ka kontrolluar disa prej deklarimeve të Albin Kurtit rreth rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës që kishte vendosur rregulla për import të parave (përfshirë dinarin) dhe e përcakton Euron si valutë të vetme për pagesa në Kosovë, mirëpo nuk ka gjetur një deklarim të tillë si në titull të këtij artikulli. Ai nëpër paraqitjet e tij ka foluar edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas miratimit të Rregullores së re të BQK-së. “Unë kam thënë mendimin tim, këndvështrimin tim, qëndrimin tim. Unë nuk e kam thënë qëndrimin e asnjë shteti tjetër por si kryeministër i Kosovës, kam folur që raportet tona, bashkëpunimi jonë me SHBA-të është shumë i mirë. Tash ne jemi partnerë, aleatë dhe miq. Kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdo herë, në çdo vend për gjithçka. Por, në këtë aspekt kemi rregullore të BQK-së të cilën Qeveria e Kosovës sipas Kushtetutës dhe ligjit ka për detyrë ta mbështesë, andaj them që raportet tona janë shumë të mira”- kishte thënë Kurti, më 19.02.2024, kur ishte pyetur nga gazetarët në lidhje me marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të. Më 01.02.2024, në Kosovë ka nisur të zbatohet rregullorja e BQK-së për operacione me para të gatshme. Kosova po përballet me kritika nga SHBA-të, shkaku i refuzimit të kërkesës për moszbatim të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila nuk e lejon asnjë valutë tjetër pos Euros, që të përdoret si mjet pagese. Njëri prej zyrtarëve më të lartë amerikan të shtetit tha prerazi se nëse nuk trajtohen si partnerë, atëherë as SHBA-ja nuk do ta trajtojë Qeverinë e Kosovës si të tillë. “Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere”- tha Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, më 13.02.2024 në një intervistë për Zërin e Amerikës. Pavarësisht kësaj deklarate, kryeministri Albin Kurti vazhdon të jetë i bindur se partneriteti me SHBA-të nuk është vënë në rrezik. Ai ka hedhur poshtë pretendimet se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke u rrezikuar pas hyrjes në fuqi të Rregullores së BQK-së, e cila e përcakton që e vetmja valutë që mund të përdoret si mjet pagese në Kosovë është Euro.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software