About: http://data.cimple.eu/claim-review/ac6c62b8ec8f1fbcae6fe07a39bbb92f50eb55dee815fc42f5f276b7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kandidati për kryeministër Bedri Hamza nuk ka folur për vilën e Radoiçiqit në vitin 2018 Deklarata O Hash, kqyre bre Radojqiçi ja paska ngjit kulmin Vilës Vlerësimi Rrenë Është i rremë mbishkrimi “O Hash, kqyre bre Radojqiçi ja paska ngjit kulmin Vilës” që është vendosur në fotografinë në të cilën shihet ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza. Hamza, për Krypometër, ka thënë se në kohën kur kanë qenë në liqenin e Ujmanit nuk kanë folur për Milan Radoiçiqin dhe as nuk e kanë parë këtë villë. Artikulli Më datë 04.04.2024, një profil në Facebook (arkiva) ka publikuar fotografinë e ish presidentit Hashim Thaçi, kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamzës dhe ish drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj në barkë duke lundruar në liqenin e Ujmanit. Në këtë fotografi pretendohet se Hamza i thotë Thaçit: “O Hash, kqyre bre Radojqiçi ja paska ngjit kulmin Vilës”. Për ta verifikuar këtë pretendim, Krypometri ka biseduar me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, i cili e ka mohuar këtë, duke thënë që në atë kohë nuk ka qenë temë diskutimi Radoiçiqi. “Jo nuk e kemi pa vilën, qëllimi jonë ka qenë vizita në liqenin e Ujmanit dhe pikën doganore në Bërnjak, kemi shku në mënyrë zyrtare dhe kapacitetet tona zyrtare, as s’e kemi pa as s’e kam ditë ku është as s’ka qenë temë e bisedës asnjëherë. Asnjëherë kjo temë (Millan Radoiçiq) për mu s’ka qenë temë që ka pas interesim”- thuhet në përgjigjen e Hamzës. Partia Demokratike e Kosovës e ka nominuar Bedri Hamzën kandidat për kryeministër për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që duhet të mbahen brenda një viti. Hamza, në të kaluarën ka qenë ministër i financave dhe Guvernator i BQK-së, ndërsa aktualisht është kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut. Më 29.09.2018 ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte realizuar një vizitë në veriun e Kosovës, përkatësisht e kishte vizituar Liqeni i Ujmanit. Millan Radoiçiq në atë kohë nuk ka qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës dhe për një kohë ka qenë edhe nën-kryetar i Partisë Lista Serbe. Në orët e para më 24.09.2023, një patrullë e Policisë së Kosovës ishte sulmuar me mjete shpërthyese duke vrarë rreshterin e Policisë, Afrim Bunjaku. Në kundërpërgjigjen e Policisë, tre terroristë u vranë dhe disa u plagosën. Disa prej personave të përfshirë në sulmin në Banjskë u arrestuan, kurse shumica e anëtarëve të grupit kanë ikur në Serbi. Operacioni i sulmit terrorist u udhëhoq nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ai vetëm pak ditë pas sulmit terrorist me anë të një letre të cilën e lexoi avokati i tij, kishte marrë përgjegjësinë për sulmin, organizimin dhe logjistikën për këtë sulm duke thënë tutje edhe se pas këtij rasti jep dorëheqje nga pozicioni i tij brenda partisë serbe që funksionon në Kosovë, Lista Serbe. Radoiçiq gjithashtu po kërkohet nga INTERPOL-i për rastin e Banjskës. Policia e Kosovës i ka sekuestruar disa prona të Millan Radoiçiq, duke përshirë Villën e ndërtuar buzë liqenit të Ujmanit. Më 12.01.2024 policia e Kosovës pati patrulluar në liqenin e Ujmanit, duke nisur nga vila e Millan Radoiçiq, personi që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software