Ushtari i FSK-së. Foto: KALLXO.com/Shkodrane Dakaj
Fotografia e rreme që prezanton Ushtrinë e Kosovës
Deklarata
Ushtria e Kosovës 2023
Vlerësimi
Rrenë
Publikimi me mbishkrimin “Ushtria e Kosovës 2023” është i rremë. Krypometër nëpërmjet makinave të kërkimit ka zbuluar se kjo fotografi është publikuar shum vite më parë dhe paraqet ushtri nga vende të tjera të botës, e jo FSK-në.
Artikulli
Portali BlicMedia më datë 24/11/2023 ka publikuar një fotografi në të cilën shihen disa snajperistë për të cilët pretendon se janë të Ushtrisë së Kosovës. Kjo fotografi është publikuar me mbishkrimin “Ushtria e Kosovës 2023” (Arkivi).
Krypometër fillimisht ka verifikuar nëse ky material nga trajnimet është publikuar nga FSK. Në faqen zyrtare të FSK-së në Facebook, Krypometër ka verifikuar se nuk ka pasur një postim të tillë që paraqet snajperistë.
Për të verifikuar tutje, Krypometër ka kërguar në makimat e kërkimit të fotografive në Google Image. Kjo makinë shfaqë informacionin se kjo fotografi është publikuar që nga viti 2018 me përshkrime të ndryshme. Kjo fotografi është publikuar më datë më 23/01/2023 në faqen e rrjetit social X, Defence Core.
Sipas kësaj faqeje, fotografia është realizuar gjatë një trajnimi të ushtarëve në Indi.
“Shkolla e trajnimit Para SF Sniper, ushtarët mund të shihen duke u stërvitur me pushkë snajper SAKO TRG-42 dhe Barrett M107A1”- thuhet në përshkrimin e kësaj fotografie.
Krypometër ka gjetur se kjo fotografi është publikuar edhe më herët nga faqja Military videos në vitin 2019.
Një postim tjetër i kësaj fotografie daton në vitin 2018 dhe i njëjti pretendon se në të shpërfaqen snajperistë Indonezian.
Të dhënat nga Google Image tregojnë që kjo fotografi është përdorur për të paraqitur njësi snajperi, pa e saktësuar se cilës ushtri i përkasin.
Për të verifikuar tutje informacioni Krypometër ka kërkuar nga FSK përgjigje nëse në këtë fotografi shpërfaqen ushtarë të FSK-së.
Vëllazërim Qerimi është zëdhënës i FSK-së ai pasi ka parë fotografitë ka konfimuar se në të nuk paraqiten ushtarë dhe armë të FSK-së.
I nderuar ju konfirmoj se kjo foto ska të bëj aspak me FSK. As informacionet uniformat as armët as personeli nuk janë të FSK-së” ka thënë Qerimi në deklaratë për Krypometri me datë 27/11/2023.