schema:text
| - “200 euro për 2 orë punë”- është Konkurs i rremë
Deklarata
Ne kemi nevojë për punë të përkohshme dhe të rregullt. Koha: Nga 9 e mëngjesit deri në 11 e mëngjesit nga 2 pasdite deri në 16:00, 20:00 deri në 22:00. Ju duhet vetëm një telefon celular nuk ka kërkesa për kohë apo vend. Nuk kërkohet përvojë. Ju duhen vetëm dy orë në ditë.
Vlerësimi
Rrenë
Është i rremë njoftimi i publikuar në Facebook që thot: “Ne kemi nevojë për punë të përkohshme dhe të rregullt. Koha: Nga 9 e mëngjesit deri në 11 e mëngjesit nga 2 pasdite deri në 16:00, 20:00 deri në 22:00. Ju duhet vetëm një telefon celular nuk ka kërkesa për kohë apo vend. Nuk kërkohet përvojë. Ju duhen vetëm dy orë në ditë. ÇDO DITW: NJW-DYQIND€”. Faqja që e ka publikuar këtë Konkurs nuk ka lënë asnjë adresë apo mënyrë të aplikimit për këtë vend pune. Kjo faqe, bazuar në informacionet e publikuara në Facebook, menaxhohet nga Kina dhe e njëjta ka bërë postime të ngjashme edhe në gjuhë tjera. Menaxherë të faqeve të cilët publikojnë njoftime për vende të lira të punës thonë se Konkurset që nuk përmbajnë të dhëna të punëdhënësit janë mashtruese.
Artikulli
Më 08.01.2025, faqja në Facebook Bbb7 (arkiva) ka publikuar një Konkurs pune.
“Ne kemi nevojë për punë të përkohshme dhe të rregullt. Koha: Nga 9 e mëngjesit deri në 11 e mëngjesit nga 2 pasdite deri në 16:00, 20:00 deri në 22:00. Ju duhet vetëm një telefon celular nuk ka kërkesa për kohë apo vend. Nuk kërkohet përvojë. Ju duhen vetëm dy orë në ditë. ÇDO DITW: NJW-DYQIND€.”- shkruan në infografikën e publikuar.
Kjo faqe (arkiva) u mundëson qytetarëve që të kontaktojnë direkt me ta, e të cilëve Krypometër u ka dërguar pyetje për të kuptuar më shumë rreth këtij Konkursi për punë, por ata nuk janë përgjigjur.
Faqja që e ka publikuar këtë Konkurs është hapur më 24.12.2024 dhe në të nuk ka asnjë adresë apo mënyrë të kontaktimit, përveç në Facebook. Kjo faqe, bazuar në informacionet e publikuara në Facebook, menaxhohet nga Kina dhe e njëjta ka bërë postime të ngjashme edhe në gjuhë tjera.
Krypometër ka kërkuar po ashtu edhe në faqet e internetit në të cilat publikohen Konkurse pune në Kosovë, si KosovaJob dhe PortalPune, mirëpo aty nuk ka hasur në ndonjë Konkurs të ngjashëm.
Shkamb Kërleshi, nga portali KosovaJob, ka thënë se për t’u publikuar një Konkurs në faqen KosovaJob i ndjekin disa hapa të verifikimit.
“Fillimisht e shikojmë nëse kanë uebfaqe të Kompanisë, si dhe nëse ka të dhëna që mund të verifikohen si: emri i personit, numri i kontaktit dhe uebfaqja”.
“Në rast se nuk ka të dhëna të kontaktit, e cilësojmë si të dyshimtë.”- ka sqaruar Kërleshi.
Krypometër ka kontaktuar edhe me Ardit Krasniqin, nga PortalPune, i cili ka thënë se Konkurset të cilave iu mungojnë informatat elementare janë mashtruese. Sipas tij, secili Konkurs duhet të ketë disa informata bazike si: adresa elektronike, një numër telefoni etj.
“Ne e kërkojmë atë numër identifikues, në mënyrë që me ditë se kush po shpall punë, edhe ku është adresa e shpallësit, si dhe kush është pronari, në mënyrë që mos me manipulu me punëkërkuesit.”- ka thënë ai.
|