schema:text
| - Tre personat e mbytur në det në Kavajë janë nga Tirana
Deklarata
Tragjike: Mbyten në Kavaje tre kosovarë, babai dhe dy djemtë e tij të mitur
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titull “Tragjike: Mbyten në Kavaje tre kosovarë, babai dhe dy djemtë e tij të mitur” është i rremë. Personat e mbytur në det në Kavajë nuk janë nga Kosova, si është raportuar fillimisht. Policia e Shtetit e ka konfirmuar për Krypometrin se personat e mbytur janë nga Tirana.
Artikulli
Më 9 korrik 2023 disa media kanë raportuar se tre kosovarë janë mbytur në det në Kavajë.
Disa prej mediave e kanë ndryshuar lajmin vetëm pak kohë më vonë, duke treguar se tre qytetarët e mbytur në det janë nga Tirana, e jo si kishin raportuar fillimisht se ata janë kosovarë.
Përkundër që në mediat në Shqipëri është publikuar edhe identiteti i viktimave, disa nga mediat në Kosovë vazhdojnë të mbantë të publikuar lajmin se tre qytetarët janë nga Kosova.
Faqja “Albanian Times” vazhdon të ketë të publikuar artikullin me titull: Tre kosovarë mbyten në det në Kavajë, babai me dy djemte e mitur. Informacioni i njëjtë vazhdon të jetë i publikuar edhe në mediat: “Mitrovica Sot”, “Mitrovice Qyteti im”, “Podujeva Sot”, “Anamorava Online”, “ORA Info”, “Zone e artë”.
Të gjitha këto portale e kanë cituar një njoftim paraprak të lëshuar nga Policia e Shqipërisë, në të cilin thuhet “Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjestarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).”
Por, më vonë, Policia e Shqipërisë ka lëshuar njoftim të plotë, ndërsa mediat në Shqipëri (Top Channel) në të cilin raportoi për emrat e viktimave dhe faktin se të njëjtit ishin nga Tirana..
Krypometri ka kontaktuar Policinë e Shtetit të Shqipërisë, të cilët kanë thënë se viktimat janë nga Tirana.
Sipas zëdhënësit të Policisë Gent Mullai tre personat e mbytur në det kanë qenë nga Tirana e jo nga Kosova.
“Lajmet e dala në media janë të pavërteta pasi 3 shtetasit e mbytur sot në Kavajë janë nga Tirana e jo nga Kosova” – ka thënë zëdhënësi i Policisë së Shqipërisë, Gent Mullai.
|