About: http://data.cimple.eu/claim-review/b135eff9b7ca6a0b2f70d1768ddce64b10e254a980747eadc07f4cc7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani | Foto: KALLXO.com Rrena Begzad Sinanit për Shitjen e Xhipit Deklarata Begzad Sinani: Në gjashtë javët e para, unë do ta largoj këtë xhip të komunës, do ta shes në ankand publik me procedurë. Vlerësimi Me kos Komuna përveç që nuk ka arrit me shitu Xhipin, në vitin 2014, e kanë blerë edhe një veturë “Shkoda Octavia”, me vlerë 20 mijë euro (19 mije e 500). Xhipi i cili ka dalë dy herë në ankand i është dhënë për përdorim zyrtarëve të Komunës, kut ata kanë nevojë me e përdorë. Përkundër tentativave, mos-shitja e Xhipit vlerësohet si zotim i pa-mbajtur dhe rrjedhimisht rrenë me kos. Artikulli Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani në vitin 2013 në emisionin “Zgjedhjet Lokale 2013 – Kamenicë” pati premtuar që në gjashtë javët e para të qeverisjes së tij do ta shiste xhipin luksoz i cili ishte blerë nga paraardhësi i tij, Shaip Surdulli. Madje, ai kishte premtuar se mjetet nga shitja e veturës mjetet do t’i ndante për sportistët dhe skamnorëve. “Hapi i parë, në gjashtë javët e para unë do ta largoj këtë xhip të komunës, do ta shes në ankand publik me procedurë, nuk kam nevojë për xhip, domethënë është një kryetar që nuk ka nevojë të shëtitet në xhip”, pati premtuar Begzad Sinani. Sinani ishte zgjedhur kryetar i Komunës së Kamenicës, por nuk kishte arritur të shiste Xhipin luksoz të Komunës. Vetura ishte blerë në vitin 2011, pas një procedure të hapur të prokurimit që ishte iniciuar nga Komuna e Kamenicës. Komuna përveç që nuk ka arritur ta shesë Xhipin, në vitin 2014 e kishte blerë edhe një veturë “Shkoda Octavia”, me vlerë 20 mijë euro (19 mije e 500). Xhipi i cili ka dalë dy herë në ankand i është dhënë për përdorim zyrtarëve të Komunës, kut ata kanë nevojë ta përdorin. Pra komuna s’ka marrë pare prej shitjes së xhipit, e në anën tjetër e ka blerë një veturë tjetër 20 mijë euro. Pasi shitja e xhipit luksoz nuk ka ndodhur KALLXO.com e vlerëson deklaratën e Begzad Sinanit si “rrenë me kos”. Kamenica është komuna me më së paku investime në rang vendi. Kamenica për vitin e ardhshëm ka vetëm 124 mijë euro për investime kapitale. Kaçaniku me 34 mijë banorë (numër të ngjashëm të banorëve me Kamenicën) ka 1.1 milion euro investime kapitale, 10 herë më shumë investime se Kamenica.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software