Komentet e qytetarëve për deklaratën e BE-së publikohen si lajme
Deklarata
BE: Vizat hiqen, nëse Kelmendi bëhet myfti/ Tërnava kryepeshkop/ Shefqeti shqiptar
Vlerësimi
Rrenë
Titulli “BE: Vizat hiqen, nëse Kelmendi bëhet myfti/ Tërnava kryepeshkop/ Shefqeti shqiptar” është i rremë, pasi Bashkimi Europian nuk e ka thënë një gjë të tillë. Në artikull janë publikuar disa komente të qytetarëve që janë thënë edhe në formë të sarkazmës. Faqja nuk ka treguar se komentet janë marrë nga rrjeti social dhe as nuk ka treguar se këto janë komente të qytetarëve, mirëpo të njëjtat i ka paraqitur në titull si qendrime të BE-së.
Artikulli
Më 24 tetor 2022, faqja a-news24.com ka publikuar një informacion me titull “BE: Vizat hiqen, nëse Kelmendi bëhet myfti/ Tërnava kryepeshkop/ Shefqeti shqiptar”.
E njëjta përmbajtje është shpërndarë në disa faqe në facebook si Maqedonia Shqiptare dhe A news24.
Informacioni i publikuar është i rremë pasi në brendi të tekstit nuk është përdorur ndonjë deklaratë zyrtare nga Bashkimi Evropian.
Përmbajtja e artikullit është koment i qytetarit i bërë në formë të sarkazmës është shpërndarë si lajm kinse Bashkimi Europian e ka thënë një gjë të tillë.
Në përmbajtje, janë vendosur komente të përdoruesve të Facebook-ut që kanë shkruar në një postim rreth liberalizimit të vizave.
Mirëpo, faqja nuk ka treguar se komentet janë marrë nga rrjeti social dhe as nuk ka treguar se këto janë komente të qytetarëve, mirëpo të njëjtat i ka paraqitur në titull si qendrime të BE-së.
Komentet dhe postimi janë paraqitur në formë të lajmit, por që nuk kanë përmbajtje informuese.