About: http://data.cimple.eu/claim-review/b49c3ea6d12121003a6dd1fec869e043c25c5d872f6abaed44e5ba03     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata e rremë që i mveshet presidentes Osmani Deklarata Le ta din mirë Macroni se mu më thojnë Dr. Vjosa Osmani Vlerësimi Rrenë Postimi me përmbajtjen “Le ta din mirë Macroni se mu më thojnë Dr. Vjosa Osmani” është i rremë. Zyra e presidentes ka konfirmuar se një deklaratë e tillë nuk është thënë nga Presidentja Vjosa Osmani. Artikulli Më 1 shtator 2023, në grupin e Facebook-ut VETËVENDOSJE!, llogaria me emër Ballist Gollakut, ka publikuar një fotografi në të cilën shihet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Fotografia mban një mbishkrim “Le ta din mirë Macroni se mu më thojnë Dr. Vjosa Osmani”, përderisa faqja pretendon se kjo deklaratë është thënë nga Vjosa Osmani. Krypometri ka kontrolluar nëse një deklaratë e tillë është thënë. Kërkimi fillestar është realizuar në platformat e verifikuara të Presidentes Osmani përfshirë uebfaqen e Presidencës dhe platformën në Facebook. Në kontrollimin e këtyre platformave nuk ëshë zbuluar një përmbajtje e tillë e thënë nga Osmani. Krypometri ka kontaktuar me këshilltarin politik për media në Presidencë, Bekim Kupina për të kontrolluar nëse një deklaratë e tillë është thënë nga Osmani. Kupina në mandatin e tij ka për obligim të mbajë arkivat e të gjitha deklaratave të presidentes. Kupina ka konfirmuar në deklaratë për Krypometër se nuk ka të regjistruar në arkivat e presidentes një përmbajtje të tillë. Përpos kësaj Kupina është person i autorizuar që të ofrojë deklarata në emër të presidentes Osmani. Ai duke u thirrur në emrin e presidentes Osmani ka konfirmuar se Vjosa Osmani ka mohuar të ketë të deklaruar diçka të tillë. “Kjo nuk është gjuhë e Presidentes. Nuk ka të bëjë asgjë me të”- ka thënë Kupina për Krypometrin me datë 04/09/2023. Presidentja Osmani më 30 gusht 2023 ka thënë se pezullimi i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, do ta vriste dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Deklarata e saj erdhi pas qëndrimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë më 28 gusht 2023 se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software