About: http://data.cimple.eu/claim-review/b5d2412b2b484977a079eeb65ff6ef9ab921faa56191e091662e1f15     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Bali Muharremaj mban premtimin, hap dy çerdhe në vitin e parë të qeverisjes Deklarata Bali Muharremaj: Në vitin e parë do të bëhen dy çerdhe në fshatra Vlerësimi E vërtetë Kjo është çerdhja e dytë e hapur gjatë këtij viti në Suharekë. Muharremaj në tetor të këtij viti kishte hapur çerdhen e parë, në vitin e parë të qeverisjes. Kryetari i Suharekës, në debatin për balotazh në DebatPernime të drejtuar nga Jeta Xharra, kishte premtuar se do të hapë katër çerdhe. Artikulli Në fshatin Duhël të Suharekës është hapur çerdhja e re. Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka deklaruar se hapja e kësaj çerdheje ka qenë premtim i mandatit të tij të dytë. “Premtimin e dhënë e bëra realitet. Kjo është çerdhja e dytë e mandatit tim. Të ngjashme do të hapim edhe në vende tjera. Ky institucion parashkollor do t’u shërbejë jo vetëm fëmijëve të Duhlës por edhe të fshatrave tjerë si Bllacë, Javor, Luzhnicë dhe Dragaçinë”, tha Muharremaj. Në këtë institucion parashkollor pritet të regjistrohen deri në 50 fëmijë. Të pranishëm në këtë përurim krahas nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve tjerë ishin edhe ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi, kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, zëvendësministri dhe kryetari i Nismës, dega në Suharekë, Sami Hajdaraj dhe zyrtarë të tjerë. Kjo është çerdhja e dytë që kryetari i Komunës së Suharekës ka hapur gjatë këtij viti. Muharremaj në tetor të këtij viti kishte hapur çerdhen e parë, në vitin e parë të qeverisjes. Kryetari i Suharekës, në debatin për balotazh në DebatPernime të drejtuar nga Jeta Xharra, kishte premtuar se do të hapë katër çerdhe. “Dy çerdhe në qytet, dy çerdhe në fshatra. Në vitin e parë do të bëhen dy çerdhe në fshatra”, kishte dhënë premtimin kryetari i Suharekës. I kontaktuar nga KALLXO.com në fillim të muajit tetor, në lidhje me premtimin për dy çerdhe brenda vitit të parë të mandatit të tij, kryetari Muharremaj tha se të dyja do t’i plotësojë brenda afatit të premtimit që ka dhënë. “Unë i kam premtuar katër çerdhe por tani po premtoj që do të jenë gjashtë. Çerdhja e parë është hapur sot, çerdhja e dytë, po flasim për çerdhet që i kam premtuar në vitin e parë nëpër fshatra do të bëhet brenda tri jave për shkak që duhet të dërgojmë edhe kërkesën edhe varet nga përgjigja e kërkesës”, tha Muharremaj për KALLXO.com. KALLXO.com do të vazhdojë të monitorojë premtimet e kryetarëve të komunave të Kosovës që i kanë bërë në DebatPernime. Shkruar nga Drenushë Ramadani
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software