About: http://data.cimple.eu/claim-review/b640a5c87afcffaeae12d264b066482dc7c03bcdbccaf181e2832977     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video me pretendime të rreme për shërimin e diabetit Deklarata Senzacion! Sheqeri në gjak 5 mmol/ Vetëm pas 7 ditësh! Vlerësimi Rrenë Është i rremë pretendimi i bërë në videon me titullin “Senzacion! Sheqeri në gjak 5 mmol/ Vetëm pas 7 ditësh!”. Në këtë video pretendohet rrejshëm se gjitha llojet e diabetit mund të shërohen duke e konsumuar një produkt që reklamohet në këtë postim. Diabeti është sëmundje kronike dhe si e tillë trajtohet bazuar në tipin e diabetit. Bardhyl Gashi, që është endokrinolog në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK, ka thënë se pacientët duhet të përdorin ilaçe, vetëm me rekomandim të ekspertëve shëndetësor. Endokrinologu Adem Rama ka thënë se diabeti është sëmundje kronike dhe pacientët duhet ta trajtojnë këtë sëmundje bazuar në udhëzimet e profesionistëve, sepse trajtimi jo i duhur dhe vonesa në trajtim të saj mund të shkaktojë komplikime të mëdha shëndetësore. Artikulli Më 19.01.2025, faqja në Facebook Med News (arkiva) ka publikuar një video me anë të së cilës pretendohet se është gjetur ilaçi për shërimin e diabetit. “Senzacion! Sheqeri në gjak 5 mmol/ Vetëm pas 7 ditësh!”- shkruan mbi video. Në video shihet dhe një person që pretendohet se është duke dhënë disa këshilla në gjuhën shqipe rreth diabetit, megjithatë i njëjti nuk i shqipton si duhet disa fjalë në gjuhën shqipe. “Nga niveli i lartë i shekerit në gjak deri te amputimi, vetëm një hap larg. Nëse vëreni lodhje të vazhdueshme, lakura tetate…”- thuhet ndër të tjera në këtë video. Krypometër ka kërkuar në Google Images fotografinë e personit, i cili pretendohet se është duke dhënë këshilla për diabetin dhe i njëjti rezulton se është Jaggi Vasudev, autor indian dhe themelues i Isha Foundation– organizatë e cila ofron Programe të jogës dhe meditimit. Në këtë video në të cilën paralajmërohet se do të tregohet ilaçi për shërimin e diabetit, në të vërtet nuk është publikuar emri i ndonjë produkti për shërim të kësaj sëmundjeje. Si trajtohet diabeti? Bardhyl Gashi, që është endokrinolog në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK, ka thënë se pacientët duhet të përdorin ilaçe, vetëm me rekomandim të ekspertëve shëndetësor. “Ne gjithmonë i këshillojmë pacientët dhe u rekomandojmë atyre që kurrë të mos blejnë barna pa përshkrimin tonë, pa përshkrimin e mjekëve. Është e vërtetë që në internet po shesin lloj- lloj suplementesh, ilaçesh… Kështu që, unë ju kisha thënë që kurrë mos t’i blejnë ato pa këshillën e mjekut. Gjithçka ndodh në treg.”- ka thënë Gashi. Sëmundja e diabetit është në mesin e sëmundjeve komplekse, trajtimi i së cilës duhet të kryhet vetëm në mbikëqyrjen e mjekut e këshillave të tij për menaxhim të simptomave. “Të diagnostifikuarëve me diabet ne u bëjmë matjet e glikemisë, matjen e sheqerit esëll (glikemisë), që duhet të jetë mbi 7.1. Dy- tre herë radhazi edhe glikeminë e rastit, pra pas ushqimit, që duhet të jetë mbi 11, me dy- tri vlera. Nëse kemi dyshime në këto vlera, kemi edhe disa teste shtesë: atë të ngarkimit me glukozë etj. Ekzistojnë katër lloje të diabetit: diabeti i Tipit 2 është më i shpeshti që paraqitet, mbi moshën 35 vjeçare. Edhe paraqitet shpesh në anëtarë të së njëjtës familje. Manifestohet te njerëzit me mbi peshë.”- ka thënë Gashi. Endokrinologu Adem Rama ka thënë se diabeti është sëmundje kronike, tek e cila faktori kryesor është komponenta gjenetike, pra trashëgimia. Por, kjo sëmundje ka edhe shkaktarë tjerë. “Trashëgimia nuk mund të ndikohet. 75% të atyre me diabet të Tipit 2 janë obezë. Pastaj, është ushqimi i shpejtë, duke mos harruar edhe stresin. Ne kemi vërejtur te popullata jonë që pas luftës, pacientët referojnë se nuk kanë askënd në familje me diabet, por atyre iu është paraqitur sheqeri. Pra, edhe komponenta e stresit ka ndikim në paraqitjen e diabetit.”- ka thënë Rama. Ai ka rekomanduar që secili pacient të konsultohet me specialistët e fushës, në mënyrë që të marrë udhëzime të personalizuara për trajtim të diabetit. Rama ka alarmuar se pacientët të cilët vonohen në trajtim të diabetit, mund të kenë komplikime shëndetësore. “Shkenca e botës perëndimore tregon që për diabet të Tipit 1 gjithsesi duhet të merret insulinë. Tipi 2 mund të trajtohet vetëm me tableta dhe përcjellje strikte. Humbja e kohës te diabeti kushton shumë.”- shpjegon Rama. Krypometër ka biseduar edhe me endokrinologun Amir Rexhepi, i cili thot se diabeti është sëmundje kronike dhe se si e tillë kërkon trajtim të kujdesshëm e të personalizuar. “Është e rëndësishme të theksoj që diabeti, duke qenë një sëmundje kronike dhe komplekse, kërkon trajtim të kujdesshëm dhe të personalizuar. Trajtimi i diabetit bazohet në disa shtylla kryesore: një dietë e shëndetshme dhe e balancuar, aktiviteti fizik i rregullt, përdorimi i terapisë me tableta dhe në rastet kur është e nevojshme, trajtimi me insulinë.”- ka thënë Rexhepi për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software