About: http://data.cimple.eu/claim-review/ba9731e744a754dedef316bb7a04cf71e0fd167ed7c10511e958a6b7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i vjetër publikohet si i ri për deklaratën e ish-presidentit serb Deklarata Nikoliç: Nëse serbët në Kosovë nuk janë te sigurt, ne do të dërgojmë ushtrinë ti ruajnë ata Vlerësimi Me kos Me 11 nëntor 2022 është publikuar si lajm që ka ndodhë së fundmi një artikull me titull “Nikoliç: Nëse serbët në Kosovë nuk janë te sigurt, ne do të dërgojmë ushtrinë ti ruajnë ata”. Në artikull nuk është treguar se deklaratat që janë përdorë në këtë lajm për herë të parë janë publikuar 5 vite më parë, me 15 janar 2017. Gazetarët janë të obliguar që të tregojnë kohën kur është dhënë një deklaratë, ngase publikimi i tyre në kohë të krizave mund të nxjerrë jashtë kontekstit dhe në të njëjtën kohë të prodhojë një lajm të pasaktë. Artikulli Në faqen e internetit “Blicalb.com” është publikuar me datën 15 gusht 2021 një artikull me titullin “Nikoliç: Nëse serbët në Kosovë nuk janë te sigurt, ne do të dërgojmë ushtrinë ti ruajnë ata!” E njëjta përmbajtje është shpërndarë në faqen e Facebook-ut; Populli Shqiptar me datën 11 nëntor 2022, në kohën kur janë ngritur tensionet në veri për shkak të dorëheqjeve të orkestruara të serbëve nga institucionet e Kosovës. Artikulli është i vjetër dhe për herë të parë është publikuar me 15 janar 2017, pas një deklarate të bërë nga ish-presidentit serb Tomisllav Nikoliq, i cili ka qenë president i Serbisë nga 2012 deri në vitin 2017. Në vitin 2017, ish-presidenti serb, Tomislav Nikoliq ka thënë se Serbia është e gatshme për të dërguar forcat e armatosura serbe në Kosovë, nëse rrezikohet popullata serbe atje. Kjo përmbajtje është shpërndarë në Facebook me 11 nëntor 2022 si lajm i ri pa treguar se deklaratat ish-Presidentit të Serbisë janë bërë në vitin 2017. Më 1 nëntor 2022, Qeveria e Kosovës ka filluar lëshimin e fletëqortimeve për qytetarët që vazhdojnë të kenë targa ilegale në veturat e tyre në territorin e Republikës së Kosovës. Pas refuzimit për implementim të vendimit të Qeverisë së Kosovës për lëshimin e fletëqortimeve për pronarët e automjeteve me targa ilegale, Nenad Gjuriq u suspendua nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut. Si reagim ndaj këtij vendimi, më 5 nëntor 2022, një mbledhje e jashtëzakonshme u thirr nga Lista Serbe, në të cilën morën pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë nga komuniteti serb në Kosovë. Në fund të këtij takimi u dha njoftimi për tërheqjen e tyre nga institucionet qendrore, lokale dhe niveli gjyqësor. Zyrtarë të Policisë së Republikës së Kosovës nga komuniteti serb i zhveshën uniformat në këtë takim. Që nga data 1 nëntori 2022, autoritetet në Kosovë kanë thënë se qytetarëve që kanë automjete me targa ilegale do të marrin fletëqortime. Kjo është faza e parë e planit prej tri etapave që Qeveria e Kosovës ka thënë se do të zbatojë nga 1 nëntori deri më 21 prill të vitit 2023. Faza e dytë parasheh gjobë në vlerë prej 150 euro për shoferët që kanë automjete me targa ilegale të lëshuara nga Serbia për territorin e Republikës së Kosovës, ndërkaq në fazën e tretë do të përdoren targa provuese. Pas 21 prillit 2023, sipas Qeverisë së Kosovës, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve që nuk kanë targa legale të Republikës së Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software