About: http://data.cimple.eu/claim-review/bac6a467aefce768eec6151f1038e696b74cdcf02accd386af53bd80     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Raportimi i rremë për senacën gjyqësore ndaj infermiereve në Pejë Deklarata LAJMI I FUNDIT – Përfundon seanca gjyqësore n.daj infermiereve, prokuroria merr kete vendim ja sa pritet të dënohen Vlerësimi Rrenë Titulli “LAJMI I FUNDIT – Përfundon seanca gjyqësore n.daj infermiereve, prokuroria merr kete vendim ja sa pritet të dënohen” është i rremë. Në janar 2023 nuk është mbajtur asnjë seancë e re për rastin e dhunës së shkaktuar ndaj të moshuarës, pasi të dyshuarat janë liruar nga paraburimi dhe janë duke u mbrojtur në liri që nga data 25 nëntor 2022. Gjithashtu, prokuroria nuk merr vendim për dënim të personave, por mund t’i propozojë gjykatës caktimin e paraburgimit apo edhe dënimin final. Artikulli Më 11 janar 2023 faqja e internetit gazetalajmi.org publikoi një shkim me titull “LAJMI I FUNDIT – Përfundon seanca gjyqësore n.daj infermiereve, prokuroria merr kete vendim ja sa pritet te denohen”. I njëjti shkrim është shpërndarë edhe në disa faqe në Facebook si: Gazeta Rilindja, Lajm News, Gjilani, Gazeta e Sodit, Feja Ime, Lajmet e fundit, Exclusive Albania Today, Lajme Ditore, Gazeta Rajon, Shqipet, Lajme dhe Kuriozitete, Mesazhi Press, Portali Zëri, Gazeta news24, Portali Aurora. Në janar 2023 nuk është mbajtur asnjë seancë e re për rastin e dhunës së shkaktuar ndaj të moshuarës. Gjithashtu, prokuroria nuk merr vendim për dënim të personave, por mund t’i propozojë gjykatës caktimin e paraburgimit apo edhe dënimin final. Më 25 nëntor 2022 Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes dhe ka liruar nga paraburgimi infermieret që dyshohen se sulmuan të moshuarën në Pejë, më 2 nëntor të vitit 2022. Gjykata Supreme me vendim ka vlerësuar si të bazuar këtë kërkesë të mbrojtjes dhe ka urdhëruar që të dyshuarat të lirohen menjëherë nga paraburgimi. Në vendim të Supremes thuhet se nuk ka bazë ligjore që të pandehurat të qëndrojnë në paraburgim meqë nuk ka asnjë arsye për të besuar se ato mund të asgjësojnë ose fshehin provat apo të ndikojnë në dëshmitarë, sepse deklaratat vetëm se janë në shkresa të lëndës. Të dyshuarat për këtë rast janë duke u mbrojtur në liri dhe nuk është mbajtur ndonjë seancë e re për caktim të paraburgimit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software