About: http://data.cimple.eu/claim-review/bb13999e162340c401cd7a72d5cad04b4a09719d754a2804e5583aea     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e fabrikuar për sulmet në Kuvend Deklarata Të dashur qytetarë Agim Bahtiri pritet ta mbrojë Albin Kurtin në parlament Me Agimin per mbrojtjen e Albinit Vlerësimi Rrenë Video e publikuar në Facebook me përshkrimin “Të dashur qytetarë Agim Bahtiri pritet ta mbrojë Albin Kurtin në parlament Me Agimin per mbrojtjen e Albinit” është e ndryshuar. Pamjeve që tregojnë përleshjen në mes të deputetëve dhe zv.kryeminsitrit të Kosovës dhe ministrit të Financave i është montuar zëri nga një tjetër përleshje që kishte ndodhur në një tubim politik kohë më parë në Mitrovicë. Artikulli Më datë 14 korrik 2023, faqja e Facebook “Vetëvendosie offishËll” ka shpërndarë një video me mbishkrimin “Të dashur qytetarë Agim Bahtiri pritet ta mbrojë Albin Kurtin në parlament Me Agimin per mbrojtjen e Albinit”. Kjo video, një ditë më pas është shpërndarë nga faqja “Lidhja Kosovës” në grupin “#ME LDK-NË RUGOVIANE”. Në videon e shpërndarë shihet përleshja fizike e datës 13 korrik 2023 gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, kur pati tensione në mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministrave të kabinetit qeveritar. Kjo video është montuar me zërin e një video tjetër që ishte publikuar më 30 janar 2021 në tubimin e Lëvzjes Vetëvendosje në Mitrovicë kur kishte ndodhur një incident në të cilin kishte ndërhyrë edhe ish-kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri. Në videon që ishte publikuar asaj kohe, e që më pas iu është montuar videos të shpërndarë më 14 korrik 2023, Bahtiri dëgjohet duke folur me një zë të lartë “Kush është ai, kush është ai”. Pas këtij incidenti, Bahtiri ishte deklaruar për këtë incident e edhe për gjithë vizitat që ishin bërë atë ditë. Krypometri ka kontaktuar me ish-kryetarin e Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri i cili ka thënë se është e qartë që video dhe përshkrimi janë të rreme.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software