About: http://data.cimple.eu/claim-review/bc4fa28e7351f2c984840c650c13de7be596277eb42ef68f12cba03e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë për ilaçin e mjekëve kroatë Deklarata Mjekët kroat japin ilaçin që po “dridh” botën – Gripi nuk do ju kap më Vlerësimi Me kos Artikulli me titull “Mjekët kroat japin ilaçin që po “dridh” botën – Gripi nuk do ju kap më” nuk është i bazuar në fakte dhe përmban konstatime të ekzagjeruara. Në titull thuhet se receta është dhënë nga mjekët kroat, por në artikull nuk është cituar asnjë mjek. Tutje konstatohet se receta e ka dridhë botën, por në artikull nuk është përfshirë asnjë reagim. Përveç kësaj, në titull konstatohet se personat që e konsumojnë këtë serum nuk do të preken nga gripi. Specialistët thonë se receta të tilla me prani të vitaminës C mund të ndihmojnë pacientët e prekur nga gripi, por nuk mund ta pengojnë kresjtësisht gripin. Artikulli Më 23 janar 2023, faqja e internetit “atdheulajm.com”, ka publikuar një artikull me titull: “Mjekët kroat japin ilaçin që po “dridh” botën – Gripi nuk do ju kap më”. I njëjti artikull është shpërndarë nga disa faqe të facebook-ut si Atdheu Lajm, Tema Ditore, ALNews24 dhe lajmi.tv. Në titull pretendohet se “mjekët kroat japin ilaçin”, mirëpo në përmbajtje nuk përmendet e as nuk citohet asnjë mjek. Më tej, receta e publikuar në tekst nuk është bazuar në ndonjë burim të sigurt dhe nuk tregon se ndihmon në përballjen me gripin apo që e parandalon atë. Specialisti i Mjekësisë Familjare, Remzi Shala thotë se kjo recetë ndihmon në përballje me gripin, por që nuk e pengon 100 për qind. Ai për KALLXO.com ka thënë se të gjithë pacientëve iu përshkruan vitamin C për t’u përballur me gripin. “Për sa i përket kësaj, vitamina C ndihmon me u përballë me gripin, po me pengu 100 % jo. Vitamina C tek gripi karcol dominant, ndikon në lehtësimin e simptomave dhe preventon, por jo 100 %. Ne të gjithë pacientëve iu përshkruajmë vitaminë C gjatë gripit”- ka theksuar Shala.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software