About: http://data.cimple.eu/claim-review/bdb4f77498dd95ff9761d0293061afd50ac20674a15d77d0da98df42     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i rremë për ndarjen e 100 eurove shtesë për pensionistët Deklarata Hekuran Murati jep lajmin qe do t’i gezoje te gjithe pensionistet Vlerësimi Rrenë Artikullin me titullin “Hekuran Murati jep lajmin qe do t’i gezoje te gjithe pensionistet”, i publikuar më 24 korrik 2022, është i rremë për kohën kur është publikuar. Qeveria nuk do t’i ndajë nga 100 euro shtesë për pensionistët me pensionet e muajit korrik, që shpërndahen me 24 dhe 25 korrik të vitit 2022. Vendimi, të cilit i referohet artikulli për ndarjen e shtesave, ishte marrë nga Qeveria e Kosovës, më 27 tetor 2021. Kurse, lajmi për ndarjen e 100 eurove shtesë për pensionistët ishte bërë i ditur nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, më 24 nëntor 2021. Por, në artikull nuk është përmendur fare që vendimi është i vitit 2021, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një vendim të ri. Artikulli Portali https://on27.net/, ka publikuar artikullin me titullin “Hekuran Murati jep lajmin qe do ti gezoje te gjithe pensionistet”, më 24 korrik 2022. Lajmi është shpërndarë edhe në faqen në Facebook me emrin “Veç me Albin Kurtin Kryeminister”, më 24 korrik 2022. Ky artikull është shpërndarë në ditën kur Qeveria e Kosovës bën pagesën e pensioneve. Por, lajmi i publikuar me 24 korrik 2022 nuk është i vërtetë për kohën kur është publikuar. Lajmi lë të kuptohet që shtesat për pensionistët janë shpërndarë në muajin korrik 2022, por në fakt së fundmi nuk ka asnjë vendim për pagesa shtesë për këtë kategori të qytetarëve të Kosovës. Vendimi për ndarjen e shtesave ishte marrë nga Qeveria e Kosovës, më 27 tetor 2021. Kurse, lajmi për ndarjen e 100 eurove shtesë për pensionistët ishte bërë i ditur nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, më 24 nëntor 2021. “Sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria. 69 milionë euro për 295 mijë përfitues, është pagesa më e madhe që është realizuar ndonjëherë!”, kishte shkruar ministri më 24 nëntor 2021, në ditën kur është bërë pagesa e pensioneve. Ndarja e 30 milionë eurove vitin e kaluar për rreth 200 mijë pensionistë në Kosovë ishte bërë në kuadër të Pakos së ringjalljes ekonomike të Qeverisë së Kosovës. Sipas ekzekutivit, me këtë vendim mundësohej mbështetja e “kategorive më të cenueshme për të përballuar koston më të shtrenjtë të jetës”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software